Shkruan Zef Ndreka
Historikisht, politika shqiptare është drejtuar nga udhëheqës të “helmatisur”, sidomos këto 32-vitet e fundit të pseudo-demokracisë. Enver Hoxha, Ramiz Aliaj, Sali Berisha janë udheheqësit e helmuar nga komunizmi.
Fatos Nano, tjetër udhëheqës ishte i toksituar edhe nga pijet alkoolike dhe veset prej rrugaçi. Po ashtu, gjendën edhe Edvin Rama dhe më i helmatisuri Ilir Meta apo Metaj, nga ish Sigurimi famëkeq i Shtetit. Këto të fundit, si zgjatues të komunizmit, u vunë në krye të partive politike dhe të shtetit shqiptar me inskenime dhe të kontrolluar nga strukturat e komunizmit dhe të Sigurimit. Gjithçka në këto 32-vite ka qënë nën kontrollin e tyre, duke shfrytëzuar vëndin, duke përdorur etjen e shqiptarëve për demokraci, duke vepruar shpesh herë edhe kundër interesave kombëtare, dhe kundër linjes euroatlantike dhe amerikane. Për të gjitha çfarë kanë bërë e vepruar, në shkatërrimin e sistemit të drejtësisë, në kapjen e saj, në korrupsione dhe në minim të proçeseve të demokracisë, janë shpallur non grata dhe tashmë e kanë prerë biletën për këtë damkë edhe Ilir Metaj dhe Kryeministri Edi Rama.
Kositja amerikane do i rrafshojë të korruptuarit që përbëjnë rrezik real jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për SHBA-të. Udhëheqësit non grat-atë 32-viteve, më kot mundohen të shtrëngojnë brinjët e trëkëndëshit të Bermudës. Kanë mbaruar punë në këtë dynja! Janë të shpallur kufoma të gjalla politike nga Amerikanët dhe Europa.
Lufta që vazhdojnë kinse ndërmjet tyre, vetëm po humbet kohë për Shqipërinë dhe shqiptarët për integrimin në Europë. Gjykata e Apelit për gjyqin e PD-së, që pritet të japë vëndimin me dt 3- mars, e gjendur nën presionin e burrave të helmuar Berisha e Metaj, si dhe interesit elektoral të zgjedhjeve të shpejta vendore nga Rama për ta mbajtur gjendjen pa zgjidhur, mbase nuk do e japë vëndimin, por mund ta kthejë në gjykatën e shkallës së parë të Tiranës, për të humbur sa më shumë kohë. Vëndimi që do japë Gjykata e Apelit të Tiranës, do e turpërojnë atë. Do të vertetojnë vetë gjyqtarët se nuk janë të pavarur dhe nuk përballojnë presionin. Në çdo lajm, shqiptarët do të ndeshen me burrat e helmuar. Dhe kjo do të ndodhë deri sa të shkulën zgupthi nga pengmarrja e politikës të të gjitha krahëve.






