Sipas Brisida Shehajt paratë që merrnin nga buxheti I shtetit pronarët e inceneratoreve i kanë përdouru për korrupsion dhe evazion fiskal.
Shehaj sqaroi se një pjesë e parave janë tranferuar në Maltë ku Mirel Mertiri zotëron një kompani. Madje sipas paratë e taksapaguesve shqiptare kanë përdunudar në Zimbabve ku këta persona kanë investuar në fushën e shëndetësisë.
Shehaj ngriti pikëpyetje të mëdha mbi hetimin e bërë deri tanin nga prokuroria e posacme.
“Njësia e zbatimit të projektit siç shprehet edhe inspektimi financiar nga ministria e financave duhet të bënte një rakordim sa para kishin vënë këta nga xhepi. Të mos harrojmë që këta vazhdimisht merrnin pagesa nga qeveria shqiptare. Paratë që janë marrë janë përdorur pikërisht te evazioni, te korrupsioni, për lekët e kompanisë së Mirel Mërtirit në Maltë, për lekët e asaj kompanisë tjetër në Bullgari, për pazare të tjera shumë të rënda që lidhen edhe me Zimbabven që lidhen edhe me dosjen e ilace në Zimbabve. Ata atje do mundohen te vjedhin po njësoj por këta nisën të bënin edhe biznesin e ilaçeve. Këtu situata është shumë e rendë dhe SPAK nuk ka hetuar asgjë”, tha Brisida Shehaj, ekonomiste.






