Burgosja e Ilir Metës, e qetë!

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Isha në dilemë mes dy titujve; “Shtëpia e Bardhë “bombardon” Shtëpinë e Lirisë, zihen “rob” Ilir Meta dhe Sali Berisha” apo “Burgosja e Ilir Metës, e qetë!”.

Meqë Uashingtoni dhe Tirana synojnë të njëjtin “objektiv”, krimin e korrupsionin në Ballkan; njëra për ta asgjësuar e tjetra për ta mbrojtur, viktimat e para janë dy “Peshqit” më të mëdhenj.

Për ne nuk përbën më lajm kush e fitoi betejën.

Ajo dihej, e kemi leçitur ditë për ditë në fshat. Po pse ka kaq heshtje në këtë fillim stine të arrestimeve VIP?! Pse kolegët tanë, që paguhen nga paratë e krimit disa herë më shumë se Presidenti i SHBA-ve, i ka zënë “lemza” e me zor belbëzojnë ekraneve, se ish presidentin e thirrën në SPAK për një çështje që ka dijeni.

Atyre që duhet ta ngrejnë zërin në eter, u është “ngjirur” fare, e kjo është një tjetër betejë e fituar e Uashingtonit dhe një argument më shumë pse zgjodhëm titullin “Burgosja e Ilir Metës, e qetë!”.

Meqë në kohë lufte, njerëzia as lajmin nuk e begenis të gjatë.

Të tërë kanë zënë ekranet. Disa janë karikuar, skuqen si speci kundër ambasadores Yuri Kim, të tjerë janë “fryrë” si kamardare për të nxjerr në breg Edi Ramën. Këta budallenj u janë futur “ujërave” deri në Komisioni Hetimor të Kongresit Amerikan, për të ndarë shefin e tyre nga shefi i FBI-së së New Yorkut, Charles McGonigal.

Para kanë me thasë, por Edi Rama nuk mund të jetë as më trim as më i pastër se Ilir Meta e Sali Berisha.

Dilni pyetni nëpër fshat në dyshoni.

Pse “gjyqi” i hajdutëve është i thjeshtë, ish Presidenti “fiku” tankun në Malin me Gropa, kapi për dore Sali Berishën e u nisën të qetë drejt gropës që vetë e hapën në 32 vjet të sundimit radikal.

Asnjëri nuk u betua se “nuk ka Perëndi që i çon përpara drejtësisë”, por orientuan median të pyesin, a ka frikë apo jo, Ilir Meta nga drejtësia?

Kjo pikëpyetja në fund, u zgjidh më në fund.

Shqiptarët presin arrestimet dhe sekuestrimet, pasi kanë pyetur vetë, nga Kopliku në Konispol, të kujt janë këto pasuri. Përgjigjet nuk kanë nevojë për hetime. Del vetë i zoti i tyre e të thotë, me ç’ti bëj unë këto pasuri more, janë të Ilir Metës, Sali Berishës, Ilir Beqjes, Petrit Vasilit, thjeshtë të politikanëve, zyrtarëve.

Ne e kemi provuar, po u bërë pak pyetje, fshatarët me hotele e miliona dollarë pasuri, dorëzohen, tregojnë krejt skemën e korrupsionit.

Pra, shko tek paraja, kaq e thjeshtë është…

Në gji të Lalzit, Kodrën e Diellit, biznese gjigande, pasuri që shihen, banka e troje, nuk ka nevojë as për “elektrik” dore. Me sy mbyllur shko andej me pranga e sekuestro pasuri marramendëse. Në 32 vjet askush nuk ka “shkopin” magjik ta “djegë” akuzën, ta fshehë gjënë e vjedhur apo identitetin.

Meqë jemi tek identiteti, si more tërë kolegët tanë i shqyen mikrofonët me Ilir Metën që ka dijeni për një dosje dhe as edhe njëri nuk e pyeti: zotëri, SPAK-u të thirri si Ilir Meta apo Ilir Metaj?!

Po ç’themi edhe ne?!

Procesi penal për “Peshqit” e Mëdhenj sapo u hap dhe secili hajdut ka hallin e vet. Edhe kupola e mafies në media është në atë rrugë.

Meqë nuk ka as rrugë tjetër, as dalje tjetër përveçse burgun, ish Presidenti ose do festojë vetëvrasjen, ose kështu siç po vepron, të bëhet gati për burg, me shpresën se sado ti marrin, sa për të jetuar disa breza, i fshehë.

Përtej këtyre, duam t’ju themi, se nëse sot i keni paratë me thasë për të blerë vota, heshtjen e diplomatëve apo ligjit, ka të ngjarë të jetë afër ajo ditë, kur t’ju duket pasuri, një thes me miell. Nuk e këndoi nga qejfi, por nga halli Monika Kryemadhi këngën; n’ato maja rripa-rripa, njëherë ma hipe, e herë ta hipa./Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu