Zotëriu i Parë Prindon Sadriu, ka reaguar ndaj kritikave, pasi Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken nuk i takoi Vjosa Osmanin e Albin Kurtin në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Përmes një postimi në Facebook, Sadriu duke u arsyetuar për mungesën e këtij takimi, është lavdëruar më takimin e vitit të kaluar të Osmanit dhe Kurti në Amerikë me Blinkenin.
Sipas tij, pritej të tillë si ajo e vitit të kaluar nuk pa pasur as presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e as ndonjë prej liderëve të tjerë të rajonit.
“Pritja protokollare ne DASH vitin e kaluar. Nje pritje të tillë nuk e ka patur as Vuqici e as shumica e lidereve politik ne rajon. SHBA-te e kane theksuar vet se raportet ndershteterore me Kosoven asnjehere nuk kane qene me te forta se tani.” ka shkruar Sadriu.