Dyfishimi i çmimit të patentës, apeli nga shoqata e autobusëve: Politika të qëndrojë larg autoshkollave

0

Sekretari i përgjithshëm i shoqatës së autobusëve, Tonin Gjinaj ka reaguar pas lajmit të dyfishimit për çmimin e patentave.

Gjinaj ka apeluar politikën që të qëndrojë larg ndërhyrjes në autoshkolla.

I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania ai tha se rritja e çmimit vjen për shkak të kostove që kanë për të paguar, të cilat lidhen me instruktorët, ekonomistët, dritat, ujin e të tjera.

“Autoshkollat kanë qenë në një situatë kritike. Autoshkollat pak vite më parë, hapeshin dhe mbylleshin si kioska dhe që në vitin 2009 ndryshoi legjislacioni.

Ka pasur autoshkolla që janë fiktive që veprojnë dhe sot, të cilat denoncohen me foto dhe video. Autoshkollat kanë një program mësimor, i cili konsiston në 36 orë teori në 15 ditë.

Kemi paga për të paguar, mësues teorie, ujë, drita, administrator, ekonomist. Kjo përgatitje teorike konsiston në 30 mijë lekë. Ka shumë kandidatë që shkojnë më shumë se 15 ditë po prapë nuk marrim para shtesë. Politika duhet të rrijë shumë larg kësaj, është kosto teknike”, është shprehur ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu