Sot revolucion para Parlamentit të Shqipërisl në orën 17:00

0

Seanca plenare e orës 17:00 edhe pse nuk ka parashikuar debate apo diskutime të rëndësishme në rendin e ditës, pritet të jetë e nxehtë. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë prezent në seancë plenare pasi do të presë Kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder po në atë orë. Burime për Pas takimit me homologun e tij, Edi Rama do të niset në Dubai.

Një prej debateve më të nxehta ka lidhje me zhvillimet e fundit politike dhe akuzat e opozitës ndaj Ramës për lidhje me skandalin e korrupsionit të agjentit të FBI-së, McGonigal. Për shkak të bllokimit të foltores seancën e kaluar, 8 deputetë të opozitës, Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Ervin Salianji, Ina Zhupa, Luan Baçi, Tritan Shehu, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati janë përjashtuar nga aktiviteti parlamentar për 10 ditë.

Për PS interpelanca e kërkuar për skadalin e McGonigal e kërkuar nga opozita, është ezauruar me përgjigjet nga Elisa Spiropali. Por ka ende një mundësi për tu realizuar një debat, ku të gjithë deputetët t’i drejtohen Ramës me pyetje për diskutim.

Paralelisht me zhvillimin e seancës plenare ish kryeministri Sali Berisha, gjithashtu i përjashtuar nga seanca plenare ka paralajmëruar se do të organizojë një tjetër protestë në ambientet  e jashtme të godinës së parlamentit.  Berisha ka njoftuar se protesta do të vijojë me cdo mjet të mundshëm përfshirë atë të mosbinjes civile.

Këtë protestë Berisha e cilëson si vazhdimin e tubimit ditën e shtunë para kryeministrisë ku megjithëse Meta dhe Berisha shpallën nisjen e një revolucioni me 100 mijë vetë, nuk arritën të mbledhin në shesh as 10 mijë protestues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu