Fatmir Mediu, i akuzuar për vrasje, po bën vizitë në NASA: Zhvillime të jashtëzakonshme në hapësirë!

0

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në Shqipëri i akuzuar për vrasje, prej disa ditësh ndodhet në SHBA ku po zhvillon disa takime zyrtare me kongresmenë të lartë amerikanë.

Sot ai ka takuar shefin e NASA-s, njëkohësisht ish senatorin Bill Nelson, i cili  i ka shpjeguar zhvillimet e jashtëzakonshme në programet hapsinore.  Ka qenë vetë Mediu që ka shpërndarë disa foto nga ky takim mbreslënës për të.

“Vizitë në NASA, zhvillime të jashtëzakonshme në hapsirë. Rikthimi në hënë.Teleskopi hapsinor James Web.Drejtori NASA ish Senatori Bill Nelson shpjegon me pasion zhvillimet e jashtëzakonshme në programet hapsinore.”, shkruan Mediu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu