Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me çështjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal dhe lidhjeve të tij me kryeministrin Rama dhe Shqipërinë.
Hoxha u shpreh se në përgjigjen e kthyer nga SPAK, çështje nuk është regjistruar, dhe mund të shkohet drejt letër-porosive për të marrë ndihmë juridike nga SHBA.
”Po të vëresh kthim përgjigjen e SPAK është e qartë se shkruhet për nevoja hetimore të kallëzimit. Procedimi penal nuk është regjistruar është shumë e qartë. SPAK ka dhe 6 ditë kohë, është një lëvizje procedural e domosdoshme. Duket sikur historitë përsëriten me personazhe të ndryshme, duket si rasti i Nick Muzin. Në fund u shkua sërish te letër-porositë. Kjo do jetë lëvizja tjetër e radhës, Prokurorët e posaçëm do jenë përpara vetëm një zgjidhjeje, do e regjistrojnë pa emër në kuadër të verifikimit. Dumani tha se do kishte një reagim zyrtar nga SPAK për këtë çështjeje”, u shpreh Hoxha






