Vjen televizioni informativ CNA HD/ Një risi në tregun mediatik që ju fton të bëheni pjesë

0

Një kanal i ri televiziv do t’i shtohet së shpejti ekranit në Shqipëri.

Agjencia e lajmeve City News Albania sjell CNA HD.

Një ekran PA CENSURË!

Për t’i shpëtuar “grisë televizive”, për të qenë sa më afër opinionit publik, përmbysja do të fillojë me zbatimin e një filozofie të re.

Informacionet nga vendi, rajoni dhe bota, si ngjarjet e përditshme në politikë, ekonomi, drejtësi, sociale, kulturë, teknologji, vijnë në një këndvështrim ndryshe.

Partnerë të vetëm të CNA HD do të jenë qytetarët, zëri dhe problemet e tyre, kundrejt çdo padrejtësie që vjen nga politika, drejtësia dhe në çdo fushë tjetër.

E vërteta pa filtra ashtu siç është në jetën e përditshme do të gjejë hapësirë 24 orë në 24 në CNA MEDIA.

Ky nuk është thjesht një premtim, por një premtim i mbajtur dhe realizuar tashmë që me City News Albania, ku qytetarët na kanë ndjekur dhe na ndjekin, duke denoncuar problematika nga më të ndryshmet.Për t’u bërë pjesë e kësaj risie në tregun mediatik vendas, CNA.al dhe CNA HD, ju ftojnë të bëheni pjesë e skuadrës informative më energjike dhe të vërtetë në media.

Për, t’iu bashkëngjitur stafit tonë, po ju njohim me pozicionet e vendeve të punës dhe kriteret.

Gazetar/e

– Eksperiencë në gazetarinë e shkruar dhe televizive

– Fleksibilitet, angazhim, shpejtësi dhe bashkëpunim në grup

Redaktor

– Përgjegjës për koordinimin e gazetarëve

– Përgjegjës për redaktimin e lajmeve

Grafist

Montazhier

Aplikimet mund t’i dërgoni në adresat e email-it:

[email protected][email protected] dhe në “WhatsApp” në numrin e telefonit: 0689009999/CNA.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu