Nuk mund të jenë demokratë..!

0
Shkruan Zef Ndreka
Sot anembanë vëndit, një pjesë e PD-së zhvillon votime, për të zgjedhur midis dy kandidatëve, Berisha dhe Elezi.
Por pjesemarresit në votime, nuk mund të jenë demokratë.
Për fat të keq, sot ato legalizojnë ndarjen përfundimtare të PD-së!
Kjo pjesë e shqiptarëve, konkretisht, këta që hedhin votën sot, nuk arritën prej një viti të kuptonin nxitimin e doktorit për ndërtimin e kalasë mbrojtëse familjare! Fatkeqësisht e mbështetën, edhe pse kundër frymës së demokracisë. Halli i madh i Berishës dhe familjes së tij i pa imagjinueshëm, nuk besoj se do të gjej zgjidhje me shkatërrimin e PD-së, që realisht po ndodh!
Berisha, këtë ditë e ka pritur, me shpresën se me këtë çadër të ndërtuar me dhunë, me anatemime, me shpifje, me mashtrime, do t’a shpëtojë pa u lagur nga lufta kundër korrupsionit!
Votuesit e sotëm, kjo armatë e turpshme, shumë shpejt do të pendohen për mbështetjen e tyre dhe për votat që hedhin sot.
Sot ata janë realisht të mashtruar, të gënjyer mjeshtërisht nga doktori që e njeh mirë psikologjinë e turmës dhe di ti keqpërdorë ata. Por do vij një ditë e do të kthjellohen. Deri atëherë, do të rrjedhin shumë ujra! Qeveritarët do tejngopën nga korrupsioni nga mungesa e opozitës! Dhe kjo është arritja përsonale e Berishës me grupin e tij.
Berisha është i parashpalluri fitues, që kur mori përsipër të përdorë privatisht e familjarisht PD-në.
Kësisoj, votimet e sotme nuk kanë asnjë kuptim, asnjë vlerë.
Nesër, Berisha është kryetar i tyre, i votuesve të tyre, por nuk dihet i kujt partie!
Vëndimi i pritshëm i gjykatës së Apelit, pa e paragjykuar, mund t’i japë të drejtë palës ankimuese, dhe votimi i sotëm juridikisht bëhet nul!
Kështu, i bie që mijra pjesëmarrës sot, të votojnë për ndarjen e PD-së, për interesin përsonal dhe familjarë të Berishës, kundër Amerikës dhe Europës, kundër demokracisë dhe pro pushtetit të Edi Ramës! Dhe më e rëndësishmja kundër Partisë Demokratike!
Për të gjitha këto, mund t’a themi pa asnjë problem, se votuesit e sotëm nuk mund të jenë apo të quhen demokratë..!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu