Kirchbaum ose “qershia nën tortë”?!

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Lexova dje dhe sot dy lajme shumë të rëndësishme politike në dy media on-line. Lajmi i parë bënte fjalë për kthimin e Sali Berishës në krye të PD-së dhe reagimin e politikes gjermane, europiane. Mbas non-gratës së SHBA-ve, logjikisht do të vinte reagimi i të djathtëve europianë dhe pikërisht filloi me politikën gjërmane. Politika perëndimore funksion dhe ka funksionuar edhe kohë lufte, edhe në kohë paqe, me të njëjtën paradigmë dhe metodologji, por ndryshojnë format politike. “Kontradidat” e vendeve perëndimore nganjëherë edhe ashpërsohen në deklarata, por gjithmonë kanë dakordësi dhe marrin vendime te perbashketa. Edhe në periudhën e deklaratave të pakontrolluara në Berlin të përfaqësuesit të zotit Trump, Grenell, që shkaktonin reagimin e opinionit gjerman gadi emocionalisht, një përfaqësuse i administratës së Trump, deklaronte se Gjermania është partneri më i besueshëm në Europë për SHBA-të, mbas Brexit. “Deputeti gjerman i CDU/CSU Gunther Kichbaum: “Nëse vjen Berisha, PD duhet të pezullohet nga PPE”! Deputetin kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum ka bërë një deklaratën e parë të fortë kundër ish-kryeministrit Sali Berisha në qarqet evropiane. Ai është folës i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të Bashkimit Evropian dhe një njohësi i mirë i zhvillimeve në Shqipëri, por edhe në Ballkanin Pereindimor (DW)”. Lajmi i dytë bënte fjalë për forcat gjermane që do të zbarkojnë në Ballkan, për të siguruar paqe dhe stabilitet.

Krahas marëdhënieve shumë të mira të Gjermanisë dhe SHBA-ve, këta dy vende i kanë të ndara zonat e influencës dhe misionet edhe në marëdhënjeve dypalëshe dhe ata të unionit Europian. Pra me këtë hap të forcave speciale gjermane, kërkohet që ndikimi rus të mos shkaktojë trazira në Ballkanin perëndimorë. “Prag lufte, Forcat Speciale gjermane gati të zbarkojnë në Ballkan për të siguruar paqe dhe stabilitet, ja si Berlini po përgatit rikthimin e madh në rajon (Gazeta Sot)”. E titullova Kirchbaum ose “qershia mbi tortë”, mbasi mbiemri Kirchbaum do te thote qershia në gjuhën gjermane. Në kulturën gjermane mbiemrat vijnë nga natyra dhe zanatet, sic janë edhe në kulturën tonë. Në këtë kontekst, për mendimin tim mbiemri ndikon tek personaliteti njerëzorë, dhe zoti Kirchbaum, e din dhe e përfaqëson shumë mirë paradigamën “qershia mbi tortë”. Idioma qershia mbi tortë do të thotë se, gjëja e fundit që e bën diçka të përsosur. Në politikë nuk ka gjëra të përsosura. Nuk mendjoj se zgjidhjet dhe vendimet e perëndimit janë të përsosura dhe nuk kontestohen?! Por dicka duhet të jetë e sigurtë që SH.B.A. dhe perëndimi kurë marrin vendime i mbështesin në fakte dhe prova dhe nuk e njohin lincimin dhe propagandën.

Rithemelimi dhe Berisha përfaqësojnë të djeshmen, të shkuarën në politikën shqiptare dhe Sali Berisha e kupton shumë mirë kulturën perëndimore dhe shtetin e së drejtës, që nuk marrin vendime të përsosura. Por për të rujtur sigurinë rajonale dhe atë botërore i mendojnë shumë mirë fjalët dhe vendimet! Mesazhet dhe deklaratat e perëndimorëve kanë edhe kuptime të dyfishta dhe duhen lexuar dhe kuptuar mirë gjuhësisht dhe politikisht! Të rinjtë shqiptarë të djathtë dhe të majtë, nuk kanë kohë të humbin me politikën e së djeshmes dhe me politikanë si Berisha, Rama dhe Meta, që përfaqësojnë politikën e “qershisë nën tortë”, ose politikën e së shkuarës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu