Shkruan Lutfi Dervishi
Integrimi asociuar me BE-ne, ideja e Presidentit Francez, është lojë fjalësh për të shmangur thelbin: “ju nuk do të antarësoheni me të drejta të plota në BE”31 vjet ëndrra vjen një ditë dhe të duhet t’i futësh në sirtar!19 vjet më parë Këshilli Europian në samitin e Selanikut premtoi “perspektivën europiane të rajonit të Ballkanit! Pra anëtarësim në vendeve të Ballkanit në BE! Sot, kryetari Këshilli Europian në Tiranë foli për ide të reja! “Integrim i asociuar”! Në Shkodër kësaj i thonë: “më ka çu nana me la gojën”Shqipëria ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim me 2009! Ka marrë statutin e vendit kandidat me 2014 dhe madje para 4 vitesh ka dekoruar “ambasadorë” për hapje negociatash! Ky është dallimi mes nesh dhe Serbisë dhe Malit të Zi. Këta vende i kanë hapur negociatat vetëm një herë. Ne presim t’i hapim prap!Por këtë radhë fajësojmë Bullgarinë, dhe madje kërkojmë të ndahemi nga Maqedonia që na shpëtoi faqen me 2019 duke u konsideruar si çift me Shqipërinë!Por faji për vonesën dhe humbjen e trenit drejt BE-se duhet kërkuar në Tiranë. Kur na luteshin nga Brukseli i thonim: jo, nuk mund të ketë demokraci pa u zgjidhur problemi kryetarit të Qarkut të Fierit”Kështu është kur ke lider që kur janë në opozitë vendin e shohin me syze të errëta dhe suksesin në integrim druhen se i kalon partisë që qeveris dhe kur kalon në pushtet vendi kthehet si me magji në fanar ndriçues për të tjerët!Çdo gjë ndryshon në këtë botë dhe askush nuk na e ka fajin që për hir të kapriçove fëminore të liderëve shqiptarë në Tiranë, ne jo vetëm jemi pas Serbisë dhe Malit të Zi, por rrezikojmë të kalojmë nga kategoria e vendeve anëtare në BE, siç do të jenë fqinjët, në kategorinë e vendeve me Integrim të asociuar!Na rroftë Ballkani hapur që nuk është gjë tjetër veçse procesi i Berlinit (për të cilin janë dakord të gjithë) me etiketë tjetër! Dhe harxhojmë kohë dhe fjalë për një gjë që gjermanët dhe jo vetëm ata na e kanë bërë të qartë se ka vetëm një proces: procesi Berlinit!Duket që ne na pëlqen të bëjmë lojëra fjalësh: jo procesi Berlinit, por Ballkani Hapur- qe do të thotë: jo Ali Hoxha, por Hoxhë Aliu!Si na vjen tani që në vend të integrimit të plotë, na thonë: integrim i asociuar! Dhe këtu nuk themi dot është e njëjta gjë!!!Kur qëllon veten me sukses në këmbë nuk ke pse fajëson të tjerët se nuk mbërrin te shtëpia që ka 30 vjet që i mban portat hapur për ne! Për ne që s’duam atdhe!






