Përse nuk i pranon Rithemelimi dhe Rilindja kandidaturat pro-amerikane te Alibeaj?!

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Grupi parlamentar i PD-së i drejtuar nga Zoti Alibeaj, deputetët demokrat kanë propozuar emrat e Rexhep Ukës, Halim Kosovës, Dashamir Shehut, Leka Zogut, Leonard Demit, Arben Çejkut, Dritan Demirajt dhe Visar Zhiti. Zoti Alibeaj dhe propozuesit krahas formimit intelektual dhe politik të kandidaturave, kanë patur në themel te perzgjedhjes formimin pro-perëndimorë, kryesisht atë pro amerikan. Kandidaturat të gjitha nuk kanë të bëjnë me ish-sigurimin e shtetit dhe me klanet dhe sektet e ish-komunizmit.

Një kandidaturë dhe një president pro-amerikan nuk i intereson as Rithemelimit, kryesisht për shkak të historisë dhe modelit të këtij grupimi dhe non-gratës së Berishës dhe Rilindjes, Edi Ramës, për shkak të së kaluarës dhe përmbajtjes së majtë dhe komuniste, pavarësisht se shiten si pro-amerikan por nuk janë të tillë! Me të vërtetë duam të integrohemi në Europë dhe Sh. B. A. dhe BE janë në një linjë, por ka edhe “konkurrencë” ndërmjet amerikanëve dhe europianëve. Ishin të majtët dje me gazetarët e tyre që nuk e pranojnë dhe lincojnë figurën e Leka Zogut. Sa për kujtëesë Philip Reckeri e takoi Leka Zogun në Tiranë?!

Do të ishte shumë mirë nëse presidenti i ardhshëm të përfaqësonte një pro-amerikan të vërtetë, pro-perëndimorë dhe pro-europian. Përse nuk i pranon Rithemelimi dhe Rilindja kandidaturat pro-amerikane për president?! -Sepse kandidaturat e Alibeajt nuk kanë të bëjnë më të kaluarën tonë ish-komuniste, pro-ruse dhe serbe në formë dhe përmbajtje. -Sepse kandidaturat e Alibeaj janë për luftën kundër korrupsionit 30 vjecarë dhe shtetin e së drejtës. Janë shumë arësye përse duhet të zgjedhim një kandidaturë për president pro-ameriakne, të ciat do të ndikonin tek e ardhmja e zhvillimeve demokratike dhe ekonomike në rajon dhe shteti i së drejtës.

Para së gjithash këta kandidatura nuk kanë të bëjnë me politikën e vjetër të kryesuar nga Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta! Rithemelimin dhe Riindjen i lidh e shkuara jone! Neve duhet te punojme per te ardhmen pro-amerikane dhe integrimin ne Europe!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu