Policët italianë e holandezë erdhën në Tiranë: Blindohet vendi në 25 Maj

0

I ftuar ditën e sotme në ‘Zona Zero’ ka qenë Zef Laska, drejtori i rendit publik teksa ka komentuar datën 25 Maj dhe finalen e madhe të Conference League, e cila do të zhvillohet në “Air Albania”.

Teksa kujtojmë që 25 Maj pritet të jetë një ditë pushimi për administratën dhe në qytetin e Tiranës nuk do të ketë as hyrje- dalje të automjeteve, Laska ka konfirmuar se disa akse rrugore do të jenë të hapura për urgjenca mjekësore, apo të tjera urgjenca që mund të kenë qytetarët.

Nga ana tjetër në fjalën e tij Laska ka shtuar se tifozeritë e të dyja skudrave përkatëse do të jenë të shoqëruara nga policia holandeze dhe italiane gjithashtu.

Shumë shpejt do kemi hartë të të gjithë akseve që do përdoren dhe të atyre që do të bllokohen.

Do ketë akse që do jenë të hapura që të lehtësojnë qarkullimin si urgjenca mjekësore apo të tjera.

Policia e Shtetit do të kaloj në gatishmëri me masa të përforcuara. Ne kemi hyrë në kontakte të drejtëpërdrejta me policinë italian dhe atë holandeze, do jenë oficerët e policisë italine dhe holandeze që do të shoqërojnë tifozeritë dhe të jenë nën mbikqyrje.

Nga Policia e Shtetit janë marrë të gjitha masat. Unë do kërkoja bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve për në datën 25 ku disa akse rrugore do jenë të bllokuara.”- tha Laska në TopNews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu