Gjyqtarja e Elbasanit, Enkelejda Kapedani është shkarkuar nga detyra. Vendimi u morr nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi më parë kishte zhvilluar edhe disa seanca dëgjimore me gjyqtaren.
E njohur ndryshe edhe si gjyqtarja e “Tik Tok”, Kapedani është hetuar nga vetting në të tri kriteret, ndërsa i janë kërkuar shpjegime për disa transaksione.

Prej janarit të këtij viti gjyqtarja është e pezulluar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas publikimit të disa videove të saj në rrejtin social Tik-Tok që u konsideruan jo etike.






