Mazhoranca dhe opozita e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj do të mbajnë sot negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Takimi do mbahet në sallën ovale në Kryesinë e Kuvendit dhe palët pritet të përfaqësohen me nga tre deputetë secila.
Grupi i PS-së do përfaqësohet nga Taulant Balla, Damian Gjiknuri dhe Elisa Spiropali, ndërsa grupi i PD do të kryesohet nga Enkelejd Alibeaj, ndërsa nuk dihet ende cilët do jenë dy përfaqësuesit e tjerë.
Socialistët kërkojnë që diskutimi të kalojë tek emrat dhe për këtë kanë gati një listë prej më shumë se 60 kandidatësh. Gjithësesi emrat më të përfolur ditët e fundit nga radhët e socialistëve janë ata të Ardian Dvoranit, Ina Ramës, Majlinda Bregut dhe Zef Mazi.
Ndërkohë që demokratët kërkojnë që në tyrezën e sotme të bisedimeve të përcaktohen fillimisht kriteret dhe më pas të kalohet tek emrat.
Ndonëse deri më tani nuk ka patur një proces përzgjedhës për emrat që mund të hidhen në tryezë, në kampin blu janë përfolur disa emra sicc është ai i Mentor Petrelës apo edhe Visar Zhitit.






