Shumë gazetarucë ekranesh ku edhe numërojnë “peshk” të ngordhur, do arrestohen

0

Analisti Lorenc Vangjeli ka dalë sot me një paralajmërim tronditës. I ftuar në ‘ABC Live’, Vangjeli u shpreh se ajo që nuhatet këto kohë në Tiranë është një frikë e madhe në ajër. Vangjeli shtoi se shumë shpejt do të “ndodhin gjëra” sa i përket veprimit të drejtësisë.

Teksa komentonte punën e Drejtësisë, analisti tha se sot është shumë e vështirë që një zyrtar shqiptar të firmosë, pasi duhet të mendohet dy herë para se ta bëjë. Vangjeli tha se shumë shpejt, “disa persona që i shohim në ekran, do t’i shohim sërish në ekran por kësaj here me kokën e ulur dhe duart ndoshta prapa”.

“As kryeministri dhe askush tjetër nuk ka kontroll absolut mbi SPAK, ashtu sikundër akuzojnë njëri-tjetrin. Rama, Meta e Berisha e dinë këtë. Reforma në Drejtësi nuk mund të shërbejë për të korrektuar politikën.  Në Tiranë ka frikë, ka shumë frikë. Dhe do të ndodhin gjëra, sa i përket veprimit të drejtësisë. Me konkretisht, do ta shohim ditë pas dite dhe frikë nuhatet në ajër. Shumë e vështirë të firmosë një zyrtar shqiptar, mendohet dy herë para se të ndodhë. Do të shikojmë personazhe, që dalin në ekran, që do të dalin sërish në ekran, por me kokën ulur dhe ndoshta me duart mbrapa.”, paralajmëroi Vangjeli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu