Anëtarët e Grupit të Shtatë vendeve të industrializuara (G7) kanë shpallur gatishmërinë e tyre për t’i siguruar Ukrainës armë për vitet në vijim nëse do të jetë e nevojshme, ndërsa vendi lufton për mbijetesë mes të pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë.
“Ne do të ndjekim ndihmën tonë të vazhdueshme ushtarake dhe të mbrojtjes për Ukrainën për aq kohë sa do të jetë e nevojshme”, sipas deklaratës së ministrave të Jashtëm të G7 gjatë mbylljes së bisedimeve të tyre në Gjermaninë veriore.
Ministrat vunë në dukje se sulmi i Rusisë ishte i paprovokuar dhe se Ukraina kishte të drejtën për vetëmbrojtje.
“Ne kurrë nuk do të njohim ndryshimet kufitare që Rusia dëshiron të vendos përmes forcave ushtarake”, tha Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.
Gjithashtu, ministrat e G7 i kërkuan Rusisë që t’i japë fund bllokadës detare të eksporteve të grurit të Ukrainës, në mënyrë që të shmanget kriza e madhe humanitare.






