Shkodra ka shumë pak antiamerikanë/ Saliu mbetet vetem me 1646 votues!

0

Ka mbaruar procesi i numerimit te votave per kryetar te partise demokratike, organizuar nga grupi i rithemelimit, duke shpallur fitues Gjenarin Kapcarin. Ai mori mandatin me nje diference votash prej 163, perkundrejt rivaleve ne kete gare, Arben Lushaj, Vildana Gushta dhe Elvis Deda. Proçesi u mbyll me shume pikepyetje? Vetem 1646 anetar moren pjese ne votime.  Pra antiamerikanizmi, siç është lakuar prej kohësh, ngjan shumë i vogël, sa njerëzit e kane lënë fillikat Berishën.

Kushdo përkrah Sali Berishën, lakohet antiamerikan edhe për faktin se çeshtja e partisë demokratike është në gjykatë dhe paraprakisht njerëzit presin që Saliu te ngelet edhe pa sigel partie.

Bojkotuan figurat kryesore qe u pane te votonin ne referendum per shkarkimin e Lulzim Bashes, por edhe ata qe jane te zgjedhurit e demokrateve, pra deputetet. Kjo erdhi si shenje kontestimi e kandidateve te perzgjedhur ne kete gare.

E kur kryefjale e kesaj nisme permendet bashkimi, ajo duket sfida me e veshtire sot per demokratet shkodrane. Kryetari ne detyre i PD Xhevdet Amuli dhe mbeshtetesit e Lulzim Bashes vijojne te mos e njohin rithemelimin, pasi te gjithe jane ne pritje te vendimit te gjykates se Apelit. Ne kete pike selia blu do te mbetet molle e ndaluar per kryetarin e ri Kapcari, pasi çelesat vijojne ti mbajne te besuarit e Bashes.

Nderkohe kryetari i ri i dale nga votimet e rithemelimit do te nis punen per perzgjedhjen e strukturave te reja drejtuese, ku do te jene njerezit qe do te bashkepunojne me te. Duke patur parasysh mbeshtetjen qe i dha Voltana Ademi dhe kryetari i bashkise Spahia, ai do te vendose emrat e besuar te tyre, sepse de facto kryetar do te jene ato, edhe pse de juro vula e firma i perkasin atij. Keto votime kane thelluar perçarjen dhe pakenaqesite, pasi presionet dhe nderhyrjet e bera ne keto dite, kane shtuar hatermbetjet. E gjitha kjo fryme natyrshem qe nuk i sherben bashkimit dhe PD rrezikon te jete me e ndare.

Zgjedhjet e vitit te ardhshem sa vijne dhe afrohen dhe nen komanden e Voltana Ademit dhe njerezve pas saj, PD nuk mund te shkoje drejt fitores, prandaj Sali Berisha nuk i ka bere mire llogarite. Ai e di qe ne Shkoder kjo nuk kaperdihet lehte dhe e pa se si ne 6 Mars nje sjellje te ngjashme por nga Lulzim Basha, ja kthyen rende me vote

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu