Molla Ruse, komshiu ka bërë “zbulim”!

0
Shkruan Zef Ndreka
Komshiu i Fredit u bë përsëri i gjallë sot, e këtë radhë, mu duk shumë më i interesuar e njëkohësisht i shqetesuar për fatin e pluralizmit në Shqipëri, e në veçanti të PD-së.
Nuk kishte nevojë të shikonte si i trembur e të dëgjonte si lepur me veshët lart, siç e kisha parë disa herë.
Mu duk i çliruar! Mbase e kanë qartësuar kohët e fundit Fredi, Zefi i Italisë apo avokati i Lezhës, mendova me vete.
Mu afrua në këtë mëngjes pranë tavolinës ku po pija kafe. Pasi me përshëndeti e me uroj:
Gëzuar Pashkët -vazhdoi.
Kam dalë në konkluzion te qartë, ndonëse shumë vonë, se diçka serioze duhet të ndryshojë tek Partia Demokratike. Ka diçka që nuk shkon!
Nuk vazhdohet më kështu!
Amerika di shumë gjëra e nuk na i thotë copë . Berishën e kanë shpallur non grata CIA amerikane, por Sekretari i Shtetit e firmosi. Eeee sa të thella janë punët.
Vështirë për t’u dekonspiruar, sepse janë të përfshirë shumë agjentura e interesa globale në lojën e gjigandëve!
-S’po të marr vesh, i kthehem. S’më interesojnë këto teori. Na ler rehat të pijmë kafenë të qetë sot në këtë ditë të shënjtë. Leri teoritë konspirative, se nuk janë për ne.
Degjo -mu kthye. Të gjitha forcat politike në botë, kanë logo-t e tyre! Logo-t janë fytyra e pandryshueshme që përfaqëson subjektin. Përmes logo-s, partitë dallohen nga njëra-tjetra, nga anëtarët dhe simpatizantët, nga votuesit dhe institucionet, etj.
Këtë rast, po flas konkretisht për logo-n e PD-së, që realisht asnjëherë nuk është spjeguar qartë për antarësinë e për opinionin.
Më kujtohet, – vijon komshiu, dt 23 maj, ashtu si të gjithë shqiptarët edhe unë pashë stemën e PD-së si spot televiziv në TVSH, në prag të zgjedhjeve të 26 majit 1996.
Stema e PD-së ishte e futur brënda një “molle”!
Në atë kohë, Molla Ruse, ishte një parti opozitare në Rusi. Në gjuhen ruse, molla quhet jabllokò. Partia Jablloko, kjo parti ruse, sapo u angazhua në zgjedhjet e vitit 1992, u paraqit në kancelaritë e BE-së si kandidate “fitimtare”, por nuk mori asnjë lloj mbështetje. Arësyet dihen!
Dhe në atë kohë, për analogji, krejtësisht i çorjentuar nga Berisha dhe krahu i djathtë i tij Gazidede , ish ministri i Jashtëm i Shqipërisë Alfred Serreqi, u nis duke thyer të gjitha normat morale e politike, drejt Konferencës Islamike, shtete me virusin e tmerrshëm të terrorizmit, të cilin e transmetoi për pak kohë edhe në Shqipëri, e duke shkaktuar pakënaqësi normale tek europeistët e shumtë shqiptarë, të cilët kishin në shpirt dhe ideal BE-në dhe SHBA-të. Pas këtij aderimi në Konferencën Islamike, çdo takim Shqipëri-BE shoqërohej me skandale të pa para e incidente.
-Ke ardhur për të me provokuar?! – e pyes. Kush të nisi tek unë?!
-Jo mor jo! Dua vetëm të të them çfar kam zbuluar.
-Ja, gjithë ditën Berisha dhe qeveria e PD-së rrihnin gjoksin e betoheshin për aderimin e Shqipërisë në BE, ndërsa gjithë natën bashkëpunonin e merrnin poste të rëndësishme në Konferencën Islamike, trashnin miqësitë e vjetra me Kinën, Rusinë, Iranin.
Nisa të të tregoj, se në vitin 1996, gjatë fushatës elektorale të 26 – qërshorit, konkretisht me dt. 23 qërshor u përpoqa të deskriptoja logon e PD-së, e cila siç e thashë, zhvillohej brënda një “molle”, dhe me mundonte pyetja: çfarë kërkon logo e partisë demokratike brënda stemës së partisë opozitare ruse “jablloko”?!
Kam 26 vjet që e bëj me vete këtë pyetje!
Dhe përherë, kam mbetur pa përgjigje dhe pa arsyetim.
Në fakt, kam dëgjuar të jënë dhënë shpjegime për logon e partisë demokratike me katër pika, megjithatë më rezultonte që logo e PD-së, paraqiste një spirale zhvillimi në të kundërt të programit të saj të djathtë, të paraqitur e reklamuar, sepse zhvillohej nga e majta. Por nëse do të zhvillohej nga e djathta, pikat e spirales do të mblidheshin përsëri në qëndër drejt zeros, siç e pamë më vonë në stemën e ndryshuar.
E patë në dhjetor?!
Foltorja , dhe kuvendi i saj, në stadium, e miratoi përsëri këtë stemë, duke u kthyer pas në origjinën e saj. Ky rindryshim ose rikthim, më bëri të dyshoj shumë në domethënjen e saj .
Në fillimet e krijimit të PD-së , është sqaruar se 4 pikat , kishin kuptimin e 4 objektivave kryesore të programit të PD-së, pra jemi:
1 – për pluralizmin politik.
2 – për ekonominë e tregut të lirë.
3 – për shpalljen e Kosovës Republikë.
4 – për Liritë dhe të drejtat e njeriut.
Por letra e fshehtë e Katovicës në vitin 1987, ligji për tokën bujqёsore nr. 7501 dt. 31 dhjetor 1991, dhe disa veprime komuniste të tjera, anëtarsimi në Konferencën Islamike para kërkesave për në BE , përpara kërkesës per antaresim në Nato, presupozojnë të kundërtën.
Pra PD-ja, duhej të kishte zgjedhur një logo më të thjeshtë, që zhvillimi i spirales filozofike të zhvillimit të përputhej me programin e djathtë. Vetëm një antarë me nivel të lartë mund t’a transkiptoi një shkrim kompjuterik të fshehtë, siç është logo-ja në flamurin e PD-së.
Logo-ja e PD-së, do të ishte më eksplicite, më e thjeshtë për t’u transkiptuar nga ndjekësit e saj, Transkiptuesi skeptik, dyshues, duhet të këtë një farë niveli të lartë për t’a kuptur e bindur, se aty lexon PD dhe jo ndonjë blasfemi alla komuniste tip ruse.
Në qoftë kështu e vërtetë, a nuk duhet menduar seriozisht për t’a ndryshuar logo-n e PD-së?!
Ik, mor provokator-i bërtita me zë të lartë sa u habiten e kthyen kokat klientet prezent në kafenenë e lagjes këtu në Tiranë.
Përse na e kujtoj komshiu mollën ruse?!
Interesante!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu