Evi Kokalari tradhëton prapë Berishën/ Për 80 vjet na kanë drejtuar kriminelët

0

Evi Kokalari, mbështetja e vetme “amerikane” për Sali Berishën, shkruan se Shqipërinë për 80 vjet e kanë drejtuar kriminelët dhe të korruptuarit.

Si ka mundësi që ne shqiptarët kemi 80 vjet që lejojmë të sundohemi nga kriminelët dhe korrupsioni?

Ndoshta problemi është më i thellë seç duket në sipërfaqe”, shkruan ajo, ndërkohë që në këto 80 vjet, nja 15 vjet ka drejtuar pikërisht Sali Berisha, që tashmë është shpallur zyrtarisht si një politikan i korruptuar familjarisht.

Megjithatë, Kokalari shkruan se shpëtimi Shqipërisë dhe PD-së, do t’i vijë sapo gjërat të ndryshojnë në Amerikë, kur të rikthehet në pushtet Donald Trump.

“T’ju them të drejtën ata që vazhdojne të shtyjnë Alibeaj etj, madje duke i dërguar dhe si delegacion në Amerike, janë po aq mediokër në sytë e politikës Amerikane sa vetë Alibeaj & Gaz Bardhi janë në Shqipëri.

E gjithë kjo flluckë fallcifiteti do plas sapo gjërat të ndryshojnë në Amerike. Mos kini asnjë dyshim për këtë”, shkruan Kokalari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu