Erion Veliaj dhe Belinda Balluku, pas sherrit që kanë pasur kohë më parë tashmë janë bërë bashkë dhe po propagandojnë arritjet imagjinare të qeverisë. Gjithashtu, Veliaj dhe Bela, siç i thotë kryetari, janë bashkë edhe në mendimin e tyre për shqiptarët. Ashtu siç tha dhe Belinda, Veliaj është shprehur se shqiptarët e përdorin makinën për të blerë bukë dhe për të pirë kafe.
Veliaj shprehet:
Sipas statistikave që ne kemi bërë, një pjesë e madhe po e përdorin makinën për të blerë bukë dhe për të shkuar tek kafja. Me modernizimin e qytetit rriten edhe steka. Sheshi këtu poshtë meje është parkim , por që nuk ishte para 7 vitesh. Sërish, ritmi i rritjes së makinave është shumë e vështirë për qytetin.






