I dënuar me 2 vjet burg/ Adriatik Llalla kërkon lirim, pasi është i sëmurë

0

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm i Republikës, Adriatik Llalla, nuk e pranon kurrsesi dënimin që i është dhënë për veprat e kryera. Njëherë u arratis, tashme ka kërkuar nga Gjykata e Lartë që të pezullojë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila e ka dënuar me 2 vite burg.

Kërkesa e Llallës dhe përfaqësueseve të tij ligjorë është shqyrtuar më herët edhe nga dy gjykatat e shkallës së Parë dhe Apelit, por është rrëzuar prej tyre. Megjithatë duket se ish-kryeprokurori, i cili ndodhet në Itali, ka kërkuar të përdorë edhe shkallën e fundit të drejtësisë, ndërsa kërkesa e tij është vendosur që të shqyrtohet më 22 prill.

Aktualisht Llalla ndodhet në Itali, vend ku u vetëdorëzua pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, ende në pritje të vendimit që do të marrë gjykata pas kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu