Ja 32 deputetët që kanë firmosur pro platformës së Alibeajt dhe kundër Sali Berishës (Lista)

0

Enkelejd Alibeaj prezantoi sot platformën për bashkimin e demokratëve, për të cilën mori firmat e 31 deputetëve të grupit parlamentar. Këta deputetë, kërkojnë largimin e Sali Berishës dhe bashkimin e Partisë Demokratike në projektin e tyre për të risjellë demokratët në pushtet.

Pikat e platformës:
1- Grupi Parlamentar i PD apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes;

2- Deputetët e përjashtuar apo pezulluar në 12 janar 2022, rikthehen në grup
3- Anulohet çdo proces i njëanshëm riorganizimi apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë
4- Grupi Parlamentar ngre një grup pune të përbashkët për realizimin e bashkimit të partisë.
5- Grupi i Përbashkët përcakton strukturat zbatuese të planit të bashkimit.
Hapi i parë: Certifikimi i anëtarësisë aktuale
Hapi 2: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege.
Hapi 3: Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.

Deputetët që kanë firmosur platformën sipas Alibeajt janë:

1. AGRON GJEKMARKAJ
2. ALFRED RUSHAJ
3. ANDIA ULLIRI
4. ARBI AGALLIU
5. BLEDJON NALLBATI
6. DASHNOR SULA
7. DHURATA TYLI (ÇUPI)
8. EMILJA KOLIQI
9. ENKELEJD ALIBEAJ
10. ERALDA BANO (TASE)
11. FATJON VEIZAJ
12. FERDINANT XHAFERRAJ
13. FLAMUR HOXHA
14. FLUTURA AÇKA
15. GAZMENT BARDHI
16. GRETA BARDELI
17. HELIDON BUSHATI
18. ILDA DHORI
19. JORIDA TABAKU
20. KASTRIOT PIROLI
22. KRESHNIK ÇOLLAKU
23. LEFTER GËSHTENJA
24. LINDITA METALIAJ
25. LULZIM BASHA
26. MERITA BAKIU
27. ORJOLA PAMPURI
28. RAMADAN LIKAJ
29. SAIMIR KORRESHI
30. SELADIN JAKUPLLARI
31. ZEF HILA
32. ZHENI GJERGJI

Për ilustrim:
a) kolegët Agron Gjekmarkaj, Ferdinand Xhaferraj, etj., kishin propozim shtesë që në qëndrim të specifikohej se Sali Berisha dhe Lulzim Basha nuk mund të kandidojnë për pozicionin e kryetarit të Partisë.
b) Kolegët Alfred Rushaj, Fatjon Veizaj, etj. kishin disa komente që kishin të bënin me përcaktimin e kritereve të qarta për zgjedhjen e kryetarit të partisë apo komente të tjera shtesë.
c) Kishte edhe disa kolegë që kërkonin që të specifikohej që Sali Berisha nuk mund të jetë pjesë e grupit parlamentar, apo dy kolegë të tjerë që kërkonin të specifikohej që Sali Berisha duhet të kthehej në Grupin Parlamentar.

Por të gjitha këto cështje, sa kohë nuk kishin dakordësinë e shumicës së deputetëve që propozojnë dhe mbështesin këtë qëndrim, nuk mund të përfshiheshin në këtë qëndrim të shumicës së Grupit Parlamentar. Megjithatë këto cështje janë të hapura për tu diskutuar në një moment tjetër, me frymë mirëkuptimi dhe gjithëpërfshirje.

Në përfundim më lejoni t’ju informoj se këtë qëndrim të shumicës së Grupit Parlamentar, do e bëj me dije edhe anëtarëve të Kryesisë së Partisë, anëtarëve të Kolegjit të Kryetarëve dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Dua të falenderoj edhe njëherë secilin prej kolegëve që me prezantimin e këtij qëndrimi, njëlloj sic vepruan me kërkesën për tërheqjen e zotit Basha, vendosin në plan të parë, interesin e Partisë Demokratike, interesin e demokratëve, ndërmarrin akte konkrete për bashkimin e Partisë Demokratike, duke ndaluar cdo rrugë të njënashme, përcarëse për partinë, dhe nga e cila përfiton vetëm Edi Rama. Tani është koha që cdo deputet, të shoh përtej interesit të tij, të shoh përtej interesit të një grupi të ngushtë, të shoh përtej qëndrimit që ka patur deri më tani, duke iu bashkuar shumicës së grupit parlamentar, në këtë qëndrim përbashkues të demokratëve.”- tha Alibeaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu