Taulant Balla akuzohet se paratë e kapura në Toyota Yaris kishin si destinacion final deputetin socialist.
Socialistët sot kërkojnë nga Balla:
- Të ngrijë statusin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS
- Të “vetëngrijë,” statusin e Kryetarit të Grupit parlamentar të PS
- Njëkohësisht të zëvendësohet në çdo mandat përfaqësimi partiak dhe parlamentar brenda vendit dhe në organizatat partake apo parlamentare në nivel rajonal, evropian dhe internationalist.
Deklarata e një grupi socialistësh:
Taulant Balla nuk mund të konsiderohet i dënuar pa një vendim të prerë të një gjykate.
Por për shkak se ai do të pyetet nga hetuesë vendasë dhe të huajë për raste kritike, për lidhje me krimin, bazuar në modelin inspirues edhe të Haradinajt, me dashurinë dhe përgjegjësinë mirënjohëse ndaj socialistëve të thjeshtë që e krijuan, modernizuan dhe e bënë PS deri në vitin 2005 partinë më të hapur, me lirinë më të madhe, për mendimin ndryshe në proceset më transparente dhe konkurruese në politikën shqiptare, publikisht ju kërkojmë socialistëve modestë, të thjeshtë dhe të mirë në strukturat drejtuese partiake, politike-qeverisëse dhe parlamentare :
- Taulant Balla të “vet-ngrije” deri në përfundimin e këtij hetimi, në të dy statuset më të rëndësishme që ka PS,
- Të ngrijë statusin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS
- Të “vetngrijë,” statusin e Kryetarit të Grupit parlamentar të PS
Njëkohësisht të zëvendësohet në çdo mandat përfaqësimi partiakë dhe parlamentar brenda vendit dhe në organizatat partiake apo parlamentare në nivel rajonal, evropian dhe internationalist.
Vet-ngrirja nënkupton që në asnjë aktivitet partiak dhe parlamentar, brenda dhe jashtë vendit, Taulanti nuk mund të ketë të drejtë të flasë si sekretar i Përgjithshëm i PS dhe kryetar i Grupit parlamentar të PS.
Kjo nuk e pengon të vazhdojë me besnikëri të lartë partiake dhe përkushtim mirënjohës, Taulanti të kontribuojë si anëtar partie dhe si deputet. Një grup i ish deputetëve të PS. Çdo solidaritet i çdo socialisti të thjesht dhe përfaqësues fisnik dhe të ndershëm të PS 1991-2005.
Nqs Taulanti nuk pranon të vetë-ngrihet deri në mbylljen e hetimeve, është përgjegjësi e drejtuesve të PS të ndërmarrin këtë vendim.



