Zonat e lakmuara bregdetare dhe Presidenti i parakallëzuar në SPAK në 2021!

0

 Shkruan Zef Ndreka

Shqiptarët duhet të dijnë se jemi përballë skandalit më të madh institucional që u zhvillua të shtunën në parlament, me zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë. Nuk do shkruaj fare, aspak fare për mënyrën ligjore apo jo ligjore të zgjedhjes së presidentit, ishte apo jo kushtetuese! Megjithse edhe kjo përbën skandal më vete. Shqiptarët, së pari duhet të dijnë kush është Bajram Begaj, që papritmas , brënda një ditë, konvertohet nga Shef Shtabi i FA, në Komandant i Përgjithshëm i FA, pra, në President të Republikës së Shqipërisë.

Është shumë e rëndësishme të dihet , përse , për më shumë se një muaj, u mbajt top sekret emri i këtij përsoni! Ndërkohë, që dëgjonim të lakoheshin emra përsonalitetësh në krahun e opozitës, ku çdo njëri prej tyre do i bënte nder postit të presidentit dhe Shqipërisë. Apo ndihej inferior Edi Rama për Kandidatin e tij kukull, dhe e la t’a prezantonte për shqiptarët në raundin e katërt, kur u shua mundesia e zgjedhjes së Presidentit konsensual, dhe deputetët yes-men socialistë u gjetën para faktit të kryer. Kush është pra Bajram Begaj?! Për shumë nga përsonat që merren me gazetari, me politike, me opinione etj, ky emër rezultoi të ishte i pa njohur! Anonim!

Askush nuk dinte asgjë mbi përsonalitetin dhe të dhënat e tij. Mbi aktivitetin dhe punën e tij. Mbi prejardhjen dhe origjinën e tij. Askush nuk e di kush e propozoi dhe për çfarë meritash. Kush janë epërsitë dhe pikat e dobëta të tij. Edi Rama e bëri fakt të kryer, të premtën në darkë vonë, kur ai ose po luante domino ose shah kur e mori vesh, si një herë e një kohë Alfred Moisiu! Pas këtij prezantimi, minutat u bënë shumë të shtrejta. Bujari duhej pa tjetër të votohej president! Dhe pavarësisht kushtetutës dhe mos respektimit të saj , Bajram Begaj, i cili rezulton i kallxuar në SPAK, për shpёrdorim detyrë dhe po hetohej, bëhet president!

Lind pyetja: Çdo të bëhet më hetimin që kishte nisur para një viti?! Po sikur Bajram Begaj të jetë fajtor për sa hetohej? Ja pra, disa dosje korrupsioni më pak për SPAK-un, po e lehtëson PS-ja! A ka lidhje kjo dosje hetimore me përzgjedhjen e Bujarit president?! Do e shohim! Janë qindra hektarë tokë në bregdet që po presin tjetërsim destinacioni! Ashtu siç janë më qindra e qindra miliona euro që presin të kthehen mbi këto prona në fshatra turistike e të pastrohen…

T’a shohim mjekun oficer, president si do veprojë, sa dinjitet do të ketë të përballoje mafien e pronave nqs nuk është i kapur prej tyre ! Bajram Begaj është kallëzuar nga kolegu i tij ushtarak Artur Mecollari në prill 2021 në SPAK për “shpërdorim detyre” lidhur me nxjerrjen nga inventari i ushtrisë të disa pronave në zona të lakmuara bregdetare dhe dhënia e tyre për kompani pranë qeverisë. E ka bërë atë , tani president do e firmosë ! Thua për këtë të jetë bërë president, sepse për tokat dhe detin është mjeshtër për të firmosur?!

A thua do të firmosi 237 hektarë tokë në bregdet t’a nxjerr nga Plani i Përhapjes së Marinës ?!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu