Gjatë konferencës për mediat, kryetari i PD-së, Sali Berisha bëri publik faktin se në SPAK ka mbërritur një letër nga Zaho Koka, që kishte informacione për Olsi Ramën, Genti Xhixhën dhe Ermal Hoxhën.
Sipas Berishës, klanet brenda PS-së po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit sepse i ka kapur frika e krimeve që kanë bërë.
“A e dëgjuat Lubinë? Ato janë telenovela, Nesti Angonin e quajti telenovelë ajo.
Nuk kisha parë cinizëm më të madh a më kupton apo jo.
Unë e kam mik Erionin, ajo është telenovelë puna e Nesti Angonit, tha.
Ata janë ndaj njëri-tjetrit të gjithë.
Ata po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit, nuk kanë ku shkojnë.
Sepse i ka kapur frika e krimeve, ia dinë krimet njëri-tjetrit dhe tani si do shpëtojnë.
A e dëgjove atë apo jo? Mbetet makbethiane në kuptimin e intrigës.
Unë, tha, e kam mik Erionin, se sa telenovela dalin, se sa Nesti Angoni dalin, ç’më duhet mua…
…Asgjë nën qiellin e tyre pa miratimin e Ramës nuk lëviz.
Ajo mund të jetë vetëm si mashë, por prapa është Edi Rama.
…A e ka zgjedhur emrin Zaho Koka me qëllim apo pa qëllim, unë them se kështu quhet.
Lufta brenda llojit është një luftë shumë e egër’, tha kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat.