Yuri Kim e prerë për arrestimin e liderëve dhe politikanëve: Asnjë rast i korrupsionit nuk do i shpëtojë ligjit

0

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, duket se i është përgjigjur nga Uashingtoni, ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili në takimin e zhvilluar në Fier me anëtarët e PD, tha se dosja e tij për shpalljen “non grata” nuk përmban asnjë fakt dhe asnjë provë.

Por diplomatja amerikane, e cila ndodhet në Uashington, përmes një postimi në rrjetet sociale, thekson se SHBA është serioze në çështjet e korrupsionit në rastet kur liderët dhe zyrtarët e lartë janë të përfshirë.

Yuri Kim thekson se Shtetet e Bashkuara mbështesin një Shqipëri më të fortë dhe demokratike.

“E mrekullueshme që në Uashington të koordinonim për hapat e ardhshëm në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Ne jemi seriozë sa i përket korrupsionit duke përfshirë rastet kur liderët ose politikanë të lartë të vendeve të caktuara përfshihen në çështje korrupsioni masiv.

Ndërkohë, mbështesim një Shqipëri më të fortë, më të begatë dhe demokratike seç ka qenë 30 vitet e fundit. Ne do të vazhdojmë të jemi me ju për 30 vitet e ardhshme,” ka shkruar Kim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu