Xhenet përballet me Arzun dhe e thërret ‘nënë’, ja ç’do ndodhë sot

0

Sema u tregon të gjithëve se Melisa është çuar në këmbë. Orhan e kupton që kjo ka qenë lojë e Melisës. Sema bëhet dyshuese ndaj Arzus kur e sheh që ajo nuk gëzohet fare për Melisën. Kaja i dërgon Arzus foton ku shfaqet duke va*osur Rëzain. Arzu tronditet dhe thyen gotën. Sema vrapon për të parë çfarë lexoi Arzu në celular. Arzu arrin ta fshehë nga Sema. Orhan propozon të bëjnë një darkë për të festuar për Melisën.

Arzu telefonon Kajan dhe i tregon se nuk mund ta frikësojë me fotot dhe se ajo nuk do bëhet kurrë pronë e tij. Kaja kërc*non Arzun. Sema përgjon prapa derës dhe dëgjon Arzun teksa i lutet Kajas të ndalojë sepse është shumë e lodhur. Kaja i jep Arzus një shans të fundit. Selim shkon në shtëpinë e Kajas dhe kërkon të marrë Pënarin. Kaja i drejton pistoletën Selimit. Ai qëllon në ajër për ta frikësuar dhe betohet se do vr*së. Selim i tregon Kajas se e di që ai e ka përdh*nuar Arzun.

Kaja tronditet. Xhenet nuk pranon të flasë me Mukadezin dhe shkat*rron shtëpinë. Ajo i thotë Mukadezit të mos i tregojë Arzus dhe Kajas që ka mësuar të vërtetën. Melisa gjen Arzun duke puthur foton e Xhenetit. Arzu fsheh foton. Melisa puth Arzun dhe tregon që është shumë e lumtur pranë saj. Familja Sojer darkojnë në oborr. Xhenet shkon në shtëpinë e tyre dhe i sheh nga larg. Arzu kujton gjendjen e vështirë në të cilën ka jetuar Xhenet dhe largohet nga tavolina duke i lënë të gjithë të habitur. Melisa shkon pas Arzus dhe i thotë të ndërtojnë një jetë të re. Arzu i thotë se nuk mund të qëndrojë larg Xhenetit. Xhenet thërret Arzun nënë. Arzu habitet dhe qan. Ajo i kërkon falje Xhenetit dhe e përqafon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu