Xhenet nuk pranon të martohet me Selimin, ja ç’do ndodhë sot

0

Melisa mërzitet pasi Xhenet i tregon se do martohet me Selimin. Ajo i kërkon falje Xhenetit dhe i thotë se nuk mund t’ja shkatërrojë ditën e saj të lumtur. Xhenet e mendon dy herë punën e martesës pasi e sheh gjendjen e Melisës. Melisa i thotë Xhenetit të mos e lejojë askënd ta ndalojë të martohet me Selimin. Selim i dërgon Xhenetit fustanin e nusërisë. Kaja kërcënon Arzun me pistoletë. Ai e vë para një zgjedhje të vështirë. Arzu duhet të shkojë me Kajan ose të zgjedhë vdekjen.

Arzu detyrohet të shkojë me Kajan. Mahir mëson se Arzu është larguar me Kajan. Melisa i shpall sfidë Nilgynit dhe i thotë se nëse e fiton Selimin nuk do e lërë kurrë. Xhenet dhe Selim bëhen gati për dasmën. Selim është shumë i lumtur ndërsa Xhenet është e mërzitur dhe mendon për Melisën. Kaja e çon Arzun në një jaht dhe e lidh. Arzu kërkon ndihmë. Mahir ndjek Kajan dhe vëzhgon nga larg. Selim shkon të marrë Xhenetin. Melisa i thotë Xhenetit se do largohet dhe bën sikur është e lumtur për të. Xhenet i thotë se nuk mund ta humbasë motrën. Melisa i jep shpresë se një ditë do takohen sërish. Mahir hyn në jahtin e Kajas dhe i drejton pistoletën. Selim dhe Xhenet nisin dasmën. Xhenet nuk pranon të martohet me Selimin dhe i lë të gjithë të habitur. Mahir zihet me Kajan me grushta. Mahir e lë Kajan pa ndjenja./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu