Vrasje të vogla/ Oja pranon propozimin e Serhanit, ja ç’do ndodhë sot

0

Mehmet merr të bijën nga shkolla dhe i tregon se ai dhe Arzu po ndahen. Mehmet ja vë fajin Arzus dhe thotë se ajo nuk do që të jenë më bashkë. Nilaj mbushet me urrejtje ndaj të ëmës. Ajo shkon në shtëpi dhe i bërtet Arzus duke e akuzuar se ka dikë tjetër. Merve shkon në mbledhjen e shkollës dhe takohet me Pelinin. Profesori ka rënë në dashuri me Pelinin dhe i bën komplimenta. Merve i sugjeron mikeshave të vizitohen në klinikën e Ojas duke e lavdëruar. Pelin habitet me veprimin e Merves. Arzu telefonon Mehmetin dhe i bërtet. Burxhu i thotë Mehmetit se Arzu po kalon periudhë të vështirë dhe ai duhet ta kuptojë. Mehmetit i bën përshtypje Burxhuja.

Nilaj telefonon Mehmetin dhe i kërkon të qëndrojë në hotel me të. Mehmet e bind të bijën të qëndrojë në shtëpi për tu kujdesur për vëllain. Burxhu i kërkon Mehmetit ta prezantojë me Nilajin por ai nuk pranon. Serhan merr Ojan nga puna. Rrugës për shtëpi ata argëtohen duke dëgjuar muzikë. Serhan i përkthen një këngë dashurie Ojas. Ai i propozon Ojas ta marrë në darkë për koktejin e bamirësisë dhe ajo pranon. Oja bëhet gati dhe vishet shumë elegante. Ajo pendohet dhe vendos mos të shkojë në event. Serhan pret Ojan por ajo nuk vjen. Merve takohet me të ftuarit në event. Serhan shkon në event dhe kërkon për Ojan. Merve telefonon Ojan dhe i kërkon të vijë në event. Serhan dëgjon bisedën e tyre për të mësuar nëse Oja do të vijë. Oja pranon dhe shkon në event. Ajo sheh Serhanin dhe i buzëqesh. Ata nuk ja ndajnë dot sytë njëri-tjetrit./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu