Vrasje të vogla/ Oja mëson tradhëtinë e Merves dhe Pelinit, ja ç’do ndodhë të hënën

0

Tajlan pyet Pelinin nëse i kërkoi falje Ojas dhe e kritikon për veprimin që bëri. Pelin nxehet dhe mendon se Tajlan po mban anën e Ojas. Mehmet largohet nga shtëpia. Arzu shpërthen duke qarë pas largimit të bashkëshortit. Oja fton mikeshat për të ngrënë mëngjes. Tajlan mëson se Mehmet po largohet nga shtëpia pasi është ndarë nga Arzu. Arzu i tregon mikeshave se Mehmet e tradhëton me Burxhun. Merve dhe Pelini bëjnë si të habitura. Merve përmend padashur që Mehmet dhe Burxhu kanë dy vite bashkë.

Oja kupton se Merve dhe Pelin e kanë tradhëtuar Arzun duke mos i treguar që Mehmet kishte lidhje jashtëmartesore. Pelin i kërkon falje Ojas. Merve dhe Pelin nxisin Arzun të hakmerret ndaj Burxhus. Oja i tregon mikeshave një histori për një grua që kishte helmuar bashkëshortin. Ajo lë të kuptohet se do e bënte një gjë të tillë. Merve kupton se Oja është më e rrezikshme seç duket. Tajlan shkon të takojë Mehmetin dhe habitet kur mëson se ai është në një lidhje me Burxhun. Tajlan dhe Pelin shkojnë për darkë tek Merve. Tajlan i tregon Serhanit se Oja ishte shumë ndryshe nga Pelini. Ai i tregon për historinë e tyre të dashurisë. Tajlan shpreh dëshirën që edhe Arzu e Mehmet të ishin me ta. Pelin i thotë Tajlanit se Arzu e tradhëton Mehmetin. Serhan dyshon se Merve dhe Pelin po gënjejnë. Tajlan i tregon Serhanit se në të vërtet është Mehmeti që e ka tradhëtuar Arzun. Pelin vë re se Serhan është shumë i acaruar. Merve e mohon dhe i thotë Pelinit se Serhan i bën shumë surpriza. Pelin kërcënon Tajlanin nëse ai e tradhëton. Në mëngjes Oja takohet me Serhanin në vendin ku ushqejnë qentë. Oja këshillon sërish Serhanin të takohet me psikiatër dhe i ofron ndihmën e saj për ta dëgjuar. Oja i tregon Serhanit se nuk takohet prej vitesh me Tajlanin dhe Pelini e keqkuptoi. Edip telefonon Ojan dhe i thotë se ka frikë mos ajo bën diçka të gabuar. Në kompaninë e Serhanit u bëhet kontroll kompjuterave. Një punonjës njofton Rëzain. Rëza shkon në kompani dhe insiston të futet. Burxhu shkon në shtëpinë e Arzus dhe i thotë se do ja marrë shtëpinë dhe fëmijët./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu