Mehmet dhe Burxhu shkojnë në klub nate për të festuar. Burxhu është shumë e lumtur ndërsa Mehmet e ka mendjen tek Nilaj. Ai i trelefonon por Nilaj nuk i përgjigjet. Merve telefonon Edipin dhe e fton për darkë. Oja inatoset me Edipin pasi ai pranon të shkojnë. Edip ofendohet nga fjalët e Ojas dhe largohet. Oja i kërkon Edipit mos ta prishin miqësinë e tyre për shkak të Merves. Oja telefonon Merven dhe i thotë se ajo dhe Edip u ndanë. Edip nxehet me Ojan. Ajo e fajëson për situatën në të cilën ndodhen. Oja përzë Edipin dhe i thotë të mos takohen më kurrë. Edip telefonon Merven dhe i kërkon ndihmë që të bashkohet me Ojan. Ata bëjnë plan të takohen në një darkë dhe të surprizojnë Ojan.
Edip telefonon Pelinin dhe fton edhe atë me Tajlanin. Tajlan nxehet me Pelinin pasi nuk do që të shkojë në darkë. Merve bind Ojan të takohen për një mbrëmje vajzash. Nilaj futet në gjendje depresive. Arzu telefonon Mehmetin. Burxhu ja mbyll telefonatën teksa Mehmeti nuk ndodhet aty. Arzu i dërgon mesazh Mehmetit dhe e lë të takohen së bashku me fëmijët por Burxhu e fshin. Serhan është në kërkim të personit që ka vjedhur kompaninë. Galip telefonon Rëzain dhe i bën presion. Serhan fillon të dyshojë tek Rëzai. Merve, Pelin, Tajlan dhe Edip takohen në restorant dhe bëjnë plan si do i bashkojnë Ojan dhe Edipin. Arzu shkon më fëmijët në një fast food dhe pret për Mehmetin. Arzu telefonon Mehmetin dhe i tregon që ndodhet me fëmijët në fast food. Mehmet kupton që Burxhu e ka fshirë mesazhin. Ai e lë Burxhun në mes të rrugës dhe niset për tek familja. Nilaj ja shfryn inatin të atit dhe i thotë se e urren. Arzu kritikon Nilajin dhe i thotë se Mehmet është baba shumë i mirë dhe i ka dashur gjithnjë. Të tre përloten. Mehmet i kërkon të falur Nilajit dhe e përqafon. Mehmet kthehet në shtëpi dhe i bërtet Burxhus. Ai ja bën të qartë mos të ndërhyjë mes tij dhe fëmijëve. Oja shkon në restorant dhe habitet kur sheh Edipin. Ai i kërkon të falur Ojas. Oja vazhdon lojën dhe pajtohet me Edipin. Edip i lë Ojas të kuptojë ka përgatitur një plan. Serhan i bashkohet darkës dhe Oja vendoset në siklet. Serhan nuk ja ndanë sytë Ojas dhe përpiqet të kuptojë marrëdhënien e saj me Edipin./revistawho.com