‘Vasili Papers’, kush është biznesmeni mik me Fatos Nanon që mori 3.6 mln euro nga OST

0

Kjo linjë, që nisi punë në dhjetor të 2020-ës, tashmë ka shfaqur problemet e para, ndërsa riparimi sërish të niste me vonesë. Projekti 10-vjeçar u fitua nga kompania Energo invest, dhe u financua nga banka shtetërore gjermane KfW. 

TIRANË- Një investigim i publikuar paraditen e të hënës nga rrjeti i gazetarëve investigativë të BIRN, tregon sesi biznesmeni Vasil Kallupi dhe kompania e tij “‘AL Energy Transmission’, morën një shumë prej 3.6 milionë euro, duke ndezur dyshimet se pas kompanisë fituese të ndërtimit të linjës së energjisë Shqipëri-Kosovë, fshihet në fakt një kompani “offshore”. Kjo linjë, që nisi punë në dhjetor të 2020-ës, tashmë ka shfaqur problemet e para, ndërsa riparimi sërish të niste me vonesë. Projekti 10-vjeçar u fitua nga kompania Energo invest, dhe u financua nga banka shtetërore gjermane KfW.

Por kush është biznesmeni Vasil Kallupi, pronari i kompanisë që dyshohet se fshihet pas kompanisë së parë fituese? Ai është themeluesi dhe administratori i kompanisë “Al Energy Transmission”. Kompania e tij ka marrë 3.6 milionë euro, ndërsa paratë janë tërhequr nga llogaria me një kartë debiti për udhëtime dhe në disa transferta të biznesmenit për të shoqen, Dhurata Kallupi.

Kallupi jeton në Austri që prej viteve 1990 dhe njihet gjerësisht në Shqipëri si “Vasili i Vienës”. Dosja.al ka mundur të mësojë se biznesmeni ka qenë “pritja” që i rezervohej ish-kryeministrit Fatos Nano, kur ky i fundit shkonte në Vienë, ndërsa ka qenë edhe pjesë e strukturave të Ministrisë së Turizmit, në kohën e qeverisë Meta, kur dikasteri drejtohej nga i ndjeri Bashkim Fino, në vitet 2001-2002. Edhe pse ishte këshilltar i Finos, shumë njerëz pohojnë lidhjen e tij të ngushtë me Nanon.

(f.g/dosja.al)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu