Sulm kibernetik në Kosovë/ Ndërpriten të gjitha shërbimet e internetit

0
Young male thief stealing data from computer

Nga një sulm i fortë kibernetike ka rënë “viktimë” edhe Telekomi i Kosovës.

Sipas raportimeve në media, ky sulm është bërë shkak që të bien shërbimet e internetit, nga ora 8 e mëngjesit, duke sjell anomali në gjithë sektorët jetik.

“Për shkak të pamundësisë për ta ndalë sulmin, Telekomi ka ndërprerë shërbimet”, ka konfirmuar drejtori teknik në Telekom, Halil Krasniqi.

Kosova dhe vendet e rajonit së fundmi janë përballur me shtim të sulmeve kibernetike. Si pasojë e kësaj, Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, që dyshohet të jetë prapa sulmit ndaj sistemit TIMS.

Platforma e-Kosova, faqja e Kryeministrisë, disa ministrive, e Policisë së Kosovës dhe shumë media, kanë qenë cak i sulmeve kibernetike gjatë javës që shkoi.

Ky sulm kibernetik ka prekur edhe portalin tonë balkansnews.net, ku kishim probleme përgjatë ditës së djeshme dhe natës. Fotografitë nuk shfaqeshin dhe stafi ynë  në pak orë e ka normalizuar  situatën dhe njoftojmë audiencën tonë se  asgjë nuk ka humbur nga sulmi i piratëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu