Askush se mendonte 32 vite më parë se Shqipëria, do të ishte akoma në këtë rrugë të stërzgjatur të tranzicionit. Thirrjet e studentëve dhe qytetarëve nëpër sheshet e gjithë vëndit, e sidomos në Sheshin e Demokracisë në Qytetin Studenti: “E duam Shqipërinë demokratike, “E duam Shqipërinë si Europa”, rezultuan thjeshtë lëvizje idealiste.
Pluralizmi zbriti edhe në Tiranë, por menjëherë u infektua.
Ramiz Aliaj me misionarin e tij Sali Berishën, kontrolluan dhe privatizuan lëvizjen politike të rinisë dhe të popullit shqiptarë për t’u çliruar nga diktatura 45 vjeçare komuniste.
Rruga 32 vjeçare e Berishës rezultoi fatkeqësi kombëtare për Shqiptarët. Siç u pa, ai luftoi veç të tjerash, për interesat e tij përsonale dhe familjare.
DASH-i ja dha pusullën dhe Britania e Madhe ja dha fermanin non grata.
E shpallën të pa dëshirueshëm për bashkëpunim dhe rrezik Kombëtar për Shqipërinë dhe Amerikën.
Kështu, Berisha u rrjeshtua në historinë e Shqipërisë , si katastrofë për vëndin.
Askush se mendonte se pas 32 vitësh , Berisha do të kthehej në bumerangun e PD-së me Foltorën e tij përçarëse.
Foltorja e dërrmoi opozitën , e coptoi keqas , duke iu krijuar një luks, një komoditet të pamerituar socialistëve që vazhdojnë e qeverisin qetë dhe duke vjedhur!
Berisha ia bëri këtë nder Ramës. Ja bëri këtë gjëmë shqiptarëve.
Askush nuk e mendonte para 32 vitesh , se shqiptarët do të kishin një Kryeministër, Kryetar Kuvendi, një President spiun të ish Sigurimit të Shtetit, me bekimin e Berishës!
Askush, para 32 vitësh nuk e mendonte se gjithë politika shqiptarë dhe loja e sajë , do të luhej brënda një trëkëndëshi, Rama – Berisha – Meta, për t’a mbajtur peng vëndin dhe për t’u pasuruar në mënyrë të pa ligjshme.
Askush se mendonte se pas 32 vitesh, do kishim ende nëpër këmbë edhe spiunë me pozime patrioti , edhe kusarë me deklarata ndershmërie.
Një pyetje e thjeshtë për sociologet:
– Si është e mundur ky shpërthim dhe ky servilizëm i shqiptarëve ndaj kufomave politike, si Berisha e Meta, kur këto shfaqën krejtësisht anakronik dhe shëtisin si pantera të zeza të totalitarizmit nga foltorja në foltore dhe nga televizioni në televizion , kundër SHBA-ve dhe Anglisë?!. Siç duket, Berisha dhe Meta , kjo dyshe e kalbur dhe e kallur, kanë njohur mirë shpirtin prej lakejsh të turmave të tyre që nuk i duhen askujt.
Ato monologojnë me to të qetë, duke e ditur shumë mirë se këto turma pa pikën e përsonalitetit , kanë një instikt të pa kontrollueshëm e histerik për t’u përdhunuar mendërisht nga të dy.
Këtë kanë arritur këto spiunë “patriot” dhe këto kusarë të “ndershem”!