SPAK pret fletë arrestet për deputetin Alqi Bllako dhe 20 zyrtarë

0

Prokuroria speciale i ka kërkuar parlamentit miratimin e kërkesës për të arrestuar deputetin socialist Alqi Bllako për aferën e inceneratorëve. Po për të njëjtën cështje shtatë persona janë vënë në pranga, pesë janë shpallur në kërkim ndërsa tetë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nga SPAK. deri më tani nën pranga janë vënë Pëllumb Abeshi, drejtor i politikave në Ministrinë e Mjedisit, Azem Shatëri, drejtor i ndërmarrjes së Shërbimeve publike në Bashkinë e Fierit, Arenc Myrtezani, ish-administratori i inceneratorit të Fierit, Florian Muçaj anëtar i Komisionit të Prokurimit për incineratorin e Fierit dhe Erjon Murataj.

Për dy të tjere është dhënë masa ‘arrest shtëpie’. Ato janë Sabina Cenameri  ish-anëtarja e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit dhe Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionti, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim. Ndërsa për deputetit duhet të jepet miratimi i kuvendit.

“Për shtetasin Alqi Bllako, nisur nga fakti që është i zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Shjqipërisë, Prokuroria e Posaçme bazuar në parashikimet e nenit 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 288/1/2 të Kodit të Procedurës Penale, do të paraqesë kërkesë Kuvendit për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg”,”- thuhet ndër të tjera në njoftim e prokurorisë speciale.

Gjithashtu, SPAK bën me dije se është vënë nën sekuestro apartamenti në Tiranë që rezulton të jetë në pronësi të Edmind Bllakos, babait të deputetit.

“Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasurinë në zotërim të shtetasit E. B., lloji i pasurisë “apartament”, me sipërfaqe 99.48 m2, me adresë Tiranë, me vlerë sipas kontratës shitblerjes në shumën 144,246 Euro, që përmbush vlerën ekuivalente të përfituar në mënyrë të paligjshme nga shtetasi Alqi Bllako në shumën 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë,”- thuhet më tej.

Deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako nuk pranoi të përballej pak javë më parë me Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Ish sekretari i përgjithshëm në ministrinë e Lefter Kokës, që është akuzuar nga opozita se njësoj si padroni i vet u fut nga Rama në fushatën e 25 prillit për të financuar PS-në me paratë e inceneratorëve, ka përdorur justifikimin e ruajtjes së sekretit hetimor pasi, më parë është marrë në pyetje nga SPAK.

Pas refuzimit për të deponuar Partia Demokratike shpërndau një njoftim ku theksohej se përse Blllako refuzonte të përgjigjej.

Sipas saj, Alqi Bllako refuzon të dëshmojë për tenderin 15 milionë euro për mbylljen e landfillit të Porto Romanos dhe ndërtimin e Eco Park në Durrës, i cili është nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera. Ai refuzon të dëshmojë për presionin ndaj bashkisë Durrës që t’i dërgojë mbetjet në inceneratorin e Tiranës, që do t’i kushtojë qytetarëve durrsakë mbi 25 milionë euro. Ai refuzon të dëshmojë për pagën e të atit 10 mijë dollarë në muaj, në inceneratorin e Tiranës. Ai refuzon të dëshmojë nëse ai është pronar përfitues i kompanisë konçesionare të inceneratorit të Tiranës, i cili nëpërmjet babait të tij ka përfituar mbi 1250 mijë euro.

Po si qëndron në fakt e vërteta?

Lapsi.al ka hapur arkiavat për të parë të gjithë lidhjen e ish sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së mjedisit me aferën e inceneratorëve .

Në fund të dhjetorit, pas arrestimit të Lefter Kokës shefja e LSI Monika Kryemadhi, publikoi një video ku shpjegohej se ai ka marrë rryshfet nga inceneratori i Tiranës, plot 125 mijë euro, duke e kamufluar këtë si pagë fiktive për të atin e tij, që rrezulton në borderotë e pagave të kësaj kompanie me një rrogë me 10 mijë dollarë në muaj. Pra aludimi i LSI-së ishte i qartë, në këmbim të nënshkrimeve dhe favoreve që djali ka bërë në detyrën e tij si funksionar publik, Bllakot, at e bir, kanë ngritur një skemë të kamufluar për të marrë ryshfet.

Deputeti i PS-së dhe ish bashkëpuntori i Lefter Kokës i ka mohuar gjithnjë këto akuza duke thënë se ai nuk është në konflikt interesi dhe e dyta se i ati i tij është paguar si një inxhinjer i thjeshtë për punën që ka bërë.

Një një sqarim publik të botuar dhjetorin e kaluar ai theksonte se nuk ka qenë në konfikt interesi pasi ai e kishte lënë detyrën rreth një muaj përpara 31 gushtit 2017, kur u shpall fituesi për impiantin e Tiranës. Edhe përpara kësaj date kur ka qenë Sekretar i Përgjithshëm, ai thekson se kurrë nuk ka qenë anëtar i asnjërit prej 3 komisioneve përgjegjëse për dhënien e 3 konçensioneve, për të cilat hidhen akuza.

Lapsi.al i ka krahasuar faktet e bëra deri më tani publike për të parë kush është më pranë të vërtetës, opozitarët që e akuzojnë, apo Bllako që thotë se ndaj tij po bëhet një hakmarrje personale.

Deri më tani në publik kanë dalë shumë dokumenta të korrespondencës midis ministrive për të ndihmuar proceduarat në favor të inceneratorëve dhe në to duket qartë se ndryshe nga ç’pretendon Bllako, ai është në brendësi të gjithë praktikave dhe dokumentat zyrtare siglohen për djeni të tij (poshte).

Por pika ku ai del më zbuluar se kurrë është një dokument ku i përgjigjet një shkrese të ish ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Duke qenë se Inceneratori i Tiranës do të grumbullonte mbetjet e qarkut të Tiranës, pra të Bashkive Tiranë, Vorë, Kavajë dhe Kamëz, ministri i financave i kërkon me shkrim homologut të tij të mjedisit, miratimin e këtyre institucioneve për të shkuar përpara me projektin (letra poshtë).

Por këtu ka një problem. Disa nga bashkitë kontrollohen nga opozita dhe dalin jashtë qerthullit të mbyllur të rilindjes. Dhe Alqi Bllako bën një manovër për ti lehtësuar punën e fitimit të tenderit inceneratorit. Ai i jep atributet e qarkut të Tiranës vetëm Erion Veliajt. Merr miratimin e tij dhe nuk i shkruan kryetarëve të bashkive, Kamëz, Kavajë dhe Vorë (Poshte).

Fiks nje vit më pas inceneratori i Tiranës fillon të paguajë me 10 mijë dollarë në muaj si inxhirer babain e Alqi Bllakos. Në denoncimet e LSI-së aludohet se kjo është shuma e parave që u dha si rryshfet për të birin. Por, Alqi Bllako mbrohet duke thënë se i ati, Edmondi ,ishte një inxhinjer mekanik në pension që iu rikthye punës “Si inxhinier mekanik, i specializuar për industrinë është profesionist dhe sipërmarrës i mirënjohur në këtë fushë prej 31 vitesh. Im atë, ka lidhur një kontratë afatshkurtër me afat të përcaktuar, si përgjegjës për detajimin e projektit mekanik, pjesë kjo e projektit tërësor të zbatimit, projektim i ardhur nga një kompani ndërkombëtare” ka shkruar ai.

Por është e vështirë të besohet se një inxhnjer shqiptar të paguhet me 125 mijë euro për punën që bën sado e veçantë të jetë ajo. Aq më tepër që ky inxhinjer paguhet nga një kompani që ka përfituar nga nënshkrimet shtetërore të të birit. Akoma dhe më e dyshimtë bëhet e tëra kur mendon se Edmond Bllako është specialisti më i paguar në tërë borderonë e inceneratorit të Tiranës, ndonese kjo ndermarje punon ende si lanfild, para s’ka pasur nevoje per mekanike.

I arrestuar për shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorët, deri më tani është ish-ministri Lefter Koka. Në kërkim janë shpallur tre biznesmenët Stela Gugallja, Mirel Mërtiri e Kliodian Zoto. Nga ana tjetër, SPAK ka marrë në pyetje për të njëjtën çështje edhe kryetarin e bashkisë së Fierit Armando Subashi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu