Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Vriteni gabimin
Këmbëkryq e ulur, dobësia ndër ne
Ja ka zaptu frymen, t’mirës rregullsi
Shumë gjatë i eci, timonierit drejtimi
Njerzores mundi, mendjen ti shpërfill.
Shihe ku është nisur, ky këmbëprapti
Rregullin, ç’e denigroi në ç’vendosje
Gjithçka në dinakëri, rokullis përmbys
Bota fluturon mendjeshkretë n’gabim.
Ky lloj që vret, dora dorazi e kanë kapë
I ledhatojn zemren, duke e mbush hare
Rrugën me mashtrim që e shtroi harami
Dhe të tjetërsoi që mos të quhesh njeri.
Vriteni gabimin që luan valle shpinës tuaj
Mlblidhu e shiko nga ke mbrri n’këtë derë
Që kur njihej njerzorja edhe natës shtruar
Shkundu dhe tundu, bastarden çoje në ferr