Vilma Nushi padit në GJKKO deputeten Albana Vokshi për shpifje

0

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit të ‘Check Up-it dhe Sterlizimit’ është paditur për shpifje nga bizesmenia Vilma Nushi dhe shoqëria e saj “3P Life Logistic”. Padia e depozituar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprën penale të shpifjes, bazuar në nenin 120 të Kodit Penal.

Padia është ngritur pas deklaratave që Vokshi bëri si kryetare e Komisionit Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë lidhur me dosjen e “Check-up-it”. Kështu që sot, ishte caktuar seanca e parë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Takimi i sotëm kishte për qëllim pajtimin e palëve, por Vokshi nuk mori pjesë.

Kjo e fundit nuk mori pjesë për shkak se ka një angazhim jashtë vendit, por po ashtu ka njoftuar se do të paraqitet në seancat e ardhshme për të sqaruar faktet dhe denoncimet që ka bërë gjatë drejtimit të Komisionit Hetimor.

Seanca e radhës në GJKKO është caktuar për datën 11 shkurti në orën 10:00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu