Baton Haxhiu: Ramës po i vjen fundi/ 12 vjet në pushtet e korruptuan edhe gratë në politikë

0

Analisti Baton Haxhiu deklaron se qeverisjes së Ramës po i vjen fundi dhe në radhët e socialistëve ka dëshira për pasues të tij në parti. 

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Haxhiu thotë se  Rama ka gjatë qeverisjes 12-vjeçare, jo vetëm nuk e zhduku korrupsionin, por korruptoi edhe gratë në politik dhe njerëzit e shkolluar.

Haxhiu: Rama ka projektuar një qeverisje me njerëz të shkolluar dhe me gra. Ajo që në këtë 12-vjeçar të qeverisjes nuk arriti Rama, është se nuk i largoi as gratë as njerëz të shkolluar nga aftësia për t’u korruptuar. Kjo është mëkati.

Cili është mëkati tjetër? Duke qenë figurë e fortë Rama, ata e projektonin veten se kush është njeriu i dytë i cili do ta zëvendësojë atë. Prandaj ka qenë kjo betejë dikur edhe me Saimir Tahirin, i cili ka qenë një eksponent politik i artikuluar bukur dhe luftarak. Pastaj një eksponent tjetër që ka qenë, se tani nuk është më, Erion Veliaj.

Pastaj dhe eksponentë të tjerë të cilët kanë dëshirë për faktin se Ramës po i vjen fundi i qeverisjes. Dhe pse Balluku erdhi tani? Dhe pse është figurë e tillë? Për arsye se gjithë këta të tjerët kanë dalë jashtë asaj kornizës të PS dhe kanë funksionuar si liderë brenda feudit të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu