Shtyhet seanca për “Sterilizimin” në GJKKO, mungojnë ish-ministri Ilir Beqaj dhe avokati i tij

0

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 7 Maj seancën për dosjen e “Sterilizimit”.

Shkak u bë mungesa e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe avokatit të tij.

Gjykata pranoi gjithashtu kërkesën për pezullimin e afateve të paraburgimit për të pandehurit në masën e sigurisë “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi”.

Sipas mediave, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, që mbahet në paraburgimin e Durrësit për dosjen tjetër “SASPAC” , paraqiti një deklaratë ku nuk mund të merrte pjesë për shkak të gjendjes shëndetësore, ku bashkëngjitur administroi edhe një recetë të mjekimeve që po merr në qeli.

Në deklaratën e dërguar Gjykatës së Posaçme, Beqaj kërkonte që seanca të mos zhvillohej pa praninë e tij.

Po ashtu mungoi edhe avokati i Beqajt, i cili kishte paraqitur si arsye provimin e doktoraturës. Ndërkohë avokati i caktuar kryesisht kërkoi kohë që të njihet me dosjen. Prokurori i çështjes kërkoi gjithashtu shtyrjen e seancës dhe pezullimin e afateve të paraburgimit për të gjithë të pandehurit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu