Shqipëria e para në Botë: 140 deputetë, 42 doktorë shkencash, Britania 665 deputetë, 2 doktorë shkencash, Kanadaja vetëm 1!

0

Parlamenti kanadez ka 338 deputetë dhe vetëm një deputet mban titullin Doktor Shkencash në fushën e mjekësisë. Parlamenti i Britanisë së Madhe ka 665 deputetë dhe vetëm dy deputetë mbajnë titullin Doktorë Shkencash në fusha të shkencës.

Parlamenti Shqiptar ka 140 deputete dhe ka 13 Doktor dhe Profesor me grada shkencore në fushën e shkencës (mjekësi, biologji, kimi, fizike). Ne total Parlamenti Shqiptar ka 42 deputete me grada shkencore (Prof & Dok Shkencash). Por, disa nga zyrtarët e lartë, deputetë, ministra tanë kanë grada shkencore, të cilat i kanë plagjiaturë, të dëshmuara publikisht, por, në Shqipëri (qëllimisht) mungon ligji që të dënojë plagjiaturën e gradave shkencore, ndërkohë, që ata nuk duan të mbajnë as përgjegjësi morale, derisa nuk japin dorëheqjen nga postet e tyre, siç ndodh në vendet e tjera demokratike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu