Aktorja Dilan Çiçek Deniz është bërë tashmë e njohur falë rolit të saj si Sena Koçovali në serialin “Çukur”. Nga jeta private e aktores bukuroshe 24-vjeçare ka lajme të këqija. Mediat turke raportojnë se Dilan është ndarë nga i dashuri i saj 10 vite më i madh, Birkan Sokullu. Birkan është gjithashtu një nga aktorët më të njohur në Turqi. Dilan dhe Birkan u fotografuan për herë të parë së bashku në janar të vitit të kaluar.
Thuhet se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes me vendim të përbashkët.