Sali Berisha nuk shkon as sot në Gjykatë, nuk pyet për ligjet…

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Kuvend. Berisha ka refuzuar sërish të ballafaqohet me GJKKO-në me argumentin se zbatojnë urdhrat e kryeministrit Edi Rama.

“Zbatojnë urdhra të Ramës, marrin pushtetin parlamentit. Rama nuk njeh ligj dhe as moral”, u shpreh Berisha.

Do ia thoni në sy Ramës që qëndron pas vendosjes së masës së arrestit ndaj jush?

“Nëse nuk ia mbath, do ia them”, u përgjigj ai.

Opozita, ajo e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, kanë paralajmëruar se në vazhdën e aksionit të tyre, nuk do të lejojnë zhvillimin e seancës. Formën nuk e kanë zbuluar, duke e lënë mister mënyrën që do të zgjedhin këtë herë për bllokimin e sallës së seancave plenare.Kryeministri Edi Rama dhe deputetët socialistë kanë mbërritur në Kuvend më herët. Po ashtu edhe deputetët e Rithemelimit, ndërsa në hyrje të Kuvendit Berisha tha se do jetë një aksion i fuqishëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu