Sali Berisha e ka dëmtuar të djathtën historike në Shqipëri

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Fantazmat e fundit të ish-komunizmit në Ballkan, po përpiqen të sfidojnë Sh.B.A-të dhe P.D.-në, përfaqësuesit progresistë dhe reformatorë. Foltoret e Sali Berishës po zhvillohen në këtë stinë politike, kur Zonja Merkel, Gjermania kërkoi nga Tirana cuarjen përpara të “Procesit të Berlinit”, integrimin dhe ambasadorja Yuri Kim kërkon vazhdimin e reformës në drejtësi dhe forcimin e gjykatave në Shqipëri për të dhënë vendime të bazuara në fakte. “Kundërshtarët e reformave” jetike për stabilitetin dhe integrimin e Shqipërisë, po përpiqen të mjegullojnë dhe i minojnë këta reforma, sic kanë bërë në 30 vite.

Sali Berisha sot person non-grata në Sh.B.A i larguar nga grupi parlamentar i P.D.-së i ka bërë dëm së djathtës, liberal-konservatore në Shqipëri në 30 vite. Me ardhjen në pushtet mbas vitit 1992, e djathta e vërtetë dhe liberal-konservatore e krijuar me mundë dhe përpjekje në planin ideologjik dhe politik para luftës dytë botërore dhe e shkatërruar nga ish-diktatura e Enver Hoxhës mori goditje në thelb nga Berisha. Sali Berisha një ish-komunist konservator i konvertuar në demokrat nuk mund të bashkëpunone dhe dëgjonte sinqerisht të djathtët e vërtetë dhe liberal-konsevatorët. Në realitet Berisha gjoja u mbështet tek kjo shtresë, duke përzgjedhur disa përfaqësues të familjeve të djathta, disa pseudo të djathtëpor në të vërtetë ai i dha përfitime, por i përdori keq për të realizuar projektet për pushtetin e tij personal dhe mbështetësve të tij, klanit të tij. Berisha përzgjodhi nga kjo shtresë me shumë kujdes, me një strategji të mbështetur tek ish-sigurimi i shtetit të djathtët që ai i preferonte dhe dëmtoi ekonomikisht dhe psikologjikisht pjesën tjetër të kësaj shtrese.

Në realitet Berisha bëri disa reforma sipërfaqësore kundërkomuniste, gjoja kapitaliste, pseudo të djathta. Berishai’u dha të “djathtëve të tij” pushtet në tatime, dogana e diplomaci, Shik, shkollim të pamerituar, i emëroi në sistetmin drejtësisë për të realizuar një sistem drejtësie të kontrolluar dhe të komanduar për interesat e tija dhe klanit të tij. Berisha kishte një nivel më të lartë intelektual dhe politik se kjo shtresë dhe i dominonte në të gjitha planet, për të realizuar qëllimet e tija autoritare. Berisha kishte në kasafortat e tija ish-dosjet e sigurimit të shtetit dhe i’u përplaste në fëtyrë kur e kundërshtonin. Berisha duke qenë një mjek kardiolog e ka njohur më mirë se të tjerët psikologjinë njerëzore dhe “djallëzitë” e ish-komunzimit. Berisha nuk i ka mbështetur kurrë të djathtët dhe liberalët që kanë punuar me “zemër” dhe sinqerisht për P.D.-në dhe për demokratizimin e vendit mbas vitit 1991, mbasi i kuptonte psikikën e tyre, shpirtin e tyre. Berisha i ka larguar këta individë nga P.D.-ja dhe ka mbështetur gjithmonë hipokritët, të majtët e konvertuar në demokratë, përfaqësuesit e ish-kmitetit qëndrorë, “karahinorët” me vende pune dhe me privatizime në dëm të djathtëve të vërtetë, duke i bërë një dëm material dhe mendorë përfaqësuesve dinjitoz të kësaj shtrese. Berisha me ligjin për kthimin e pronës 7501 i dërmoi ish-pronarët dhe prona e pronarëve legjitime u kthye në objekt grabitjeje për mafiozët e veshur me pushtet, gjoja të majtë e të djathtë. Dëmin që Sali Berisha i ka bërë pronës dhe ish-pronarëve e ka pranuar edhe vetë në një emision në TV. Këtë dëm Berisha i’a bëri pronarëve me fuqinë e pushtetit antidemokratik , autoritar, duke përdorur gjoja ish-të persekutuar dhe ish-pronarë, pseudo-demokrat që i kanë bërë një dëm të pallogaritshëm kësaj shtrese.

Drejtuesit politik të Berishës në vitin 1992 i’u drejtoheshin ish-pronarëve të vërtetë në PD, me thënien banale: “Krijoni partinë tuaj, nëse kërkoni kthimin e pronave”!? Berisha i jepte pushtet gjoja ish-të persekutuarve, që nuk kishin bërë asnjë ditë burg por kishin qenë p.sh. mësues në fshat ose kishin punuar në rethe të tjera dhe pretendonin se ishin të gjoja të persekutuar. Nëse i dilje kundër Berishës jo vetëm brënda P.D.-së por edhe jashtë saj, gjente forma dhe mjete për të penguar në karrierën politike dhe në të gjitha drejtimet. Personalisht e kam kundërshtuar Sali Berishën politikisht që në vitin 1996 për programin e kthimit të pronave, ligjin 7501. Sali Berisha duhej të largohej nga P.D. që në vitin 1996 mbas humbjes së referendumit për kushtetutën, në vitin e mbrapshtë 1997 dhe jo në vitin 2013. Nëse Berisha do të largohej në 1997 ose edhe 2013, në PD sot do të kishte zgjedhje të lira, do të kishim një nivel tjetër të demokracisë, ndarjen e pushteteve, ekonomi dhe integrimin e Shqipërisë dhe nuk do të kishim Edi Ramën në qeveri 3 mandate.

Amerikanët i kanë kërkuar që në 1992 Berishës ndarjen e pushteteve, duke kuptuar ish-diktaturën komuniste, mentalitetin tonë dhe situatën gjeo-politike, ngjarjet që do të zhvilloheshin në rajonin e Ballkanit. Por Sali Berishën e kam mbrojtur gjithashtu në vitin 1998 në përballjen me një figurë me profil të ulët sic ishte Genc Pollo, pa program mbasi vinte nga e njëjta ideologji dhe formim politik. Pollo bëri në atë periudhë një politikë shumë të “mbrapshtë” dhe Berisha ishte një figurë më e “konsoliduar politikisht” dhe kishte edhe mbështetjen e shtresave dhe individëve të cilët i kishte privilegjuar me reformat e tija autoritare. Genc Pollo ishte një model i njëjtë me Berishën në formë dhe përmbajtje dhe të njëjtë në raport me të djathtët e vërtetë dhe liberal konservatorët, i ardhur qarqet e ish-Komitetit Qëndorë. Është interesant fakti, unë që e mbrojta Berishën, d,m.th. kandidatin e tij në Shkodër u përjashtova nga komisionet e zgjedhjeve në P.D!? Të gjithëve ata që i dolën kundër, me anë të strategjisë së tij i’u dha pushtet të pamerituar duke ndikuar tek zhvillimet demokratike dhe tranzicionin në këta 30 vite. Mbas kësaj përzgjedhje Berisha fillloi të krijojë “tabunë e tij”, sic shkruan Spartak Ngjela dhe arriti të mposhtë të gjithë ata që e kundërshtonin ose e konkurronin në P.D. duke u kthyer në një njeri i gjithëpushtetshëm.

Tabuja dhe miti i Berishës.

Më vonë ishte shumë e vështirë, gadi e pamundur për ta kundërshtuar, biles Berishën filluan ta mbështesin edhe të majtët mbasi donin të punonin dhe shkollonin fëmijët. Pushtetet autoritare ndikojnë shumë negativisht tek shoqëria dhe zhvillimi i demokracisë. Sali Berisha dhe të “dërguarit” e tij kanë nxjerrë me dhunë nga greva e urisë ish-të persekutuarit në Shkodër në vitin 1994 dhe privatizuan padrejtësisht “Hotel Rozafën me letra me vlerë duke bërë të pakënaqur pjesën tjetër të ish-persekutuarve. Nuk zhvillohet demokracia dhe kapitalizmi me urdhëra politikë dhe mbështetësa të cilët sot janë strukur dhe nuk kanë asnjë rol në PD dhe në debatin që po zhvillohet por vetëm i kanë borxhe Sali Berishës!

Politika e Sali Berishës në 20 vite ka sjellur modelin autoritar të Edi Ramës në pushtet, pavarësisht se bërtasin në rrugë dhe parlament kundër njëri tjetrit. Sot zhvillohet një debat politik në PD nëse do të jetë Berisha apo Basha?! Edhe në këtë debat, që shpresoj të jetë real Berisha mbështetet nga një pakicë e PD-së, fëmijët e atyre të cilëve Berisha i ka pasuruar në kurriz të ish-pronarëve dhe të djathtëve të vërtetë. Ku e njohin të rinjtë 20 vjecarë të FRPD-së Sali Berishën?! Me të vërtetë P.D. dhe Berisha dëmshpërblyen ish-pronarët dhe ish-të persekutuarit por nuk duhen harruar edhe ata ish-pronarë legjitim që janë zvarritur gjykatave të kontrolluara nga Berisha dhe ata europiane dhe ata ish-të persekutuar të cilët dogjën vehten në revoltë me politikat e qeverisë Berisha për dëmshpërblimet.

Sot Sali Berisha është sot persona non-grata në Sh.B.A.

Do të ishte në favor të PD-së, të djathtëve të vërtetë dhe Shqipërisë që Berisha ta zgjidhte vetë këtë akuzë dhe të dorëhiqej nga jeta politike dhe parlamenti dhe jo të marri nisma, “Foltore” të cilat e dëmtojnë P.D.-në. Të rinjtë e PD-së dhe PS-së, të majtë e të djathtë këkojnë punë dhe të ardhme dhe Shqipëria ka nevojë për stabilitet, ekonomi dhe reforma për integrimin! Koha politike e Sali Berishës dhe e përkrahësëve të tij neo-komunistë autoritarë duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë në shekullin e XXI-të! Mbështetësit fanatikë neo-komunistë të Bersihës janë modeli më i keq sot në PD dhe ndikojnë tek e ardhmja e PD-së. Por prgresistët dhe të rinjtë nuk do të lejojnë anti-amerikanët në PD, të dëmtojnë të ardhmen e saj Lulzim Basha dekaroi dje: “Kerkesa per Doktorin, ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan”. Doktor Berisha i di shumë mirë akuzat e Departamentin të shtetit. Në këtë kntekst Basha deklaroi gjithashtu dje: “Ato që dimë unë e doktori s’keni për t’i marrë vesh kurrë”! Sali Berisha është ish-komunisti i fundit në të gjithë ish-lindjen që përpëlitet dhe lufton për pushtet personal! Takimet e fundit të Sali Berishës me gjoja bazën e PD-së, janë “thikë pas shpine” për PD-në dhe integrimin e Shqipërisë. Ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi në një intervistë për Zërin e Amerikës se kush thotë se është habitur nga vendimi i Departamentit amerikan të Shtetit për zotin Berisha, me gjasë nuk është shumë i sinqertë. Zonja Kim shpjegon se kur dikush përcaktohet nga Sekretari i Shtetit për korrupsion domethënës, zakonisht është shumë e dukshme. Po e mbylli opinionin me një proverb: “E vërteta, ashtu si dielli, mund të mjegullohet, por vetëm për një farë kohe – (P.Buast)”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu