Rudina Hajdari ngre pikëpyetje: Çfarë shërbimi ka kryer Basha me 500 mijë dollarët e financimit rus? Të hetohet deri në fund!

0

Ish-deputetja demokrate, Rudina Hajdari, ka hedhur dyshime se çfarë shërbimi ka bërë ish-kreu i PD Lulzim Basha për rusët, nëse i ka marrë ato 500 mijë dollarë nga ata.

Teksa foli për financimin rus  në PD, ajo u shpreh në një intervistë në “Syri.net” se këto janë akuza shumë të rënda dhe kërkoi që kjo çështje të hetohet deri në fund.

“Aleanca me SHBA është jetike dhe kjo nuk ka për të ndryshuar. Sa i përket rastit në fjalë, mendoj se përgjegjësinë kryesore e kemi të gjithë ne që vendosëm Lulzim Bashën në lidershipin e PD. Nuk është ambasada apo kushdo, që është në trupin diplomatik, mbështet atë që është në krye të një partie.

Po të kishim vendosur dikë tjetër në krye të PD, ndoshta nuk do ti kishte bërë këto. Ndoshta do ti kishte fituar disa beteja, nuk do ti kishte djegur mandatet.

Janë akuza shumë të rënda. Ajo që më shqetëson mua është se së pari duhet të hetohet, ti shkohet deri në fund që të mos ndodhë më. Të ndryshojmë edhe Kodin Zgjedhor që ta parashikojmë edhe aty, në lidhje me financimet e huaja. Të bëhet një ligj më strikt në lidhje me financimet e huaja.

Shqetësuese në këtë histori është fakti se, në momentin që ka marrë këto para (nëse është e vërtetë), do të thotë se një shërbim është bërë. Çfarë ka bërë ky njeri në shërbim të këtyre parave, çfarë shërbimi u ka bërë atyre pasi ka marrë 500 mijë dollarët”, tha Rudina Hajdari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu