Rudina Hajdari jep lajmin se në pak ditë do krijohet një parti e Re, larg formatit të partive në 28 vjet!

0

Rudina Hajdari ka vendosur të krijojë një parti të re politike. Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare, deputetja demokrate ka deklaruar se javët në vijim do të sjellë propozimet konkrete për të ndryshuar vendi

Hajdari ka deklaruar se do të bëjë hapa të sigurt për të ardhmen e vendit, duke qëndruar larg të gjithë politikës së vjetër 28-jeçare, ndërsa ka shtuar se arsyeja pse nuk e dogji mandatin ishte pikërisht fakti se donte të sillte një frymë të re në politikën shqiptare.

“Dorëzimi i mandateve në bllok nuk është gjë tejtër vecse një përshkallëzim esktrem i sjelljes së këtyre 28 viteve. kjo shihet si një faktor destabilizues në Ballkan.

Asnjë nuk mund ta gjykojë vendimin dhe mendimin tim. Do bëj hapa të sigurt larg politikës së vjetër. Në vijim do keni propozime konkrete për të ndryshuar vendin. Arsyeja pse qëndrova këtu është se dua të sjell një frymë të re”, tha Hajdari.

Rudina Hajdari ka tërhequr vëmendje të gjerë kohët e fundit, teksa vendosi të mos i bashkohet opozitës në vendimin për djegien e mandateve. Sot, ajo ka sqaruar publikisht arsyen e fortë të këtij vendimi, ku me mbështetjen e fortë edhe të ndërkombëtarëve, po përgatitet për një model të ri politik.

Kujtojmë, që Rudina Hajdari është mbështetur shumë nga SHBA dhe BE, ku kohët e fundit është shfaqur edhe krah tyre në aktivitete të ndryshme.

Para se të vendoste për mandatin, ajo tha se do të konsultohej me ndërkombëtarët, të cilët nga ana e tyre nuk e lejuan të zhvishej nga imuniteti, pasi siç duket kishin menduar t’i besonin drejtimin e një partie të re, që mund të rrëzojë gjithë klikën politike të 28-vjeçare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu