Rikthehet ‘TNT’, zbulohen detajet e performancës së parë dhe planet për të ardhmen

0

Një nga grupet më të njohur shqiptarë që për shumë vite kanë dhuruar hite të pavdekshme për publikun shqiptar është rikthyer në skenë mbrëmjen e kaluar.
Bëhet fjalë për grupin nga Mitrovica, ‘TNT’, që ka nisur rrugëtimin para 4 dekadash e gjysmë dhe që performuan në një event privat të organizuar nga Xheraldina Vula, mes miqsh dhe artistësh. ‘TNT’ u prezantua me një solist të ri që quhet Bekim Hallaqi, një emër i njohur për publikun kosovar. Emocionet ishin të njëjta si shumë vite më parë, kur hitet e tyre sapo ishin publikuar.

Ata kënduan ‘live’ plot 30 këngë, ndërsa vetë solisti në një intervistë për ‘Indeksonline’ u shpreh: “Sonte u bë promovimi i rikthimit të grupit ‘TNT’, i cili është pritur shumë mirë prej shumë njerëzve. Rikthim ky që u bë përmes një eventi të organizuar nga Xheraldina Vula, të cilën e falenderoj jashtëzakonisht shumë, e cila e ka marrë një përgjegjësi mjaft të madhe. Sonte ishte vetëm rikthimi, ndërsa shumë shpejt do të vijmë me një këngë. Me siguri do të jetë ndonjë bashkëpunim. ‘TNT’ do të ketë shumë risi, do të vijë me një ndryshim në teknologji, në inçizime, në ide të reja, do t’i përshtatet kohës. Këtë vit do të jemi aktiv përveçse me projekte muzikore edhe me koncerte, ku tashmë kemi nisur edhe caktimin e datave”.

Kujtojmë se grupi ‘TNT’ është formuar në 1974-ën dhe ka publikuar rreth 120 këngë, 60 prej të cilave janë hite që i kanë rezistuar kohës dhe këndohen akoma sot. Ata kanë publikuar 10 albume./ revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu