Qemal Zaimi, profesori që do të “matematizonte” shahun

0

   Shkruan Ilir J. Hoxha

Të gjithë e mbajnë mend profesorin e famshem të matematikës që do ta “pastronte” biografinë dhe do fitonte gjimnazin duke tjetërsuar të gjitha rregullat e sistemit, falë dijeve dhe profesionalizmit. Shkencëtari që e futi matematikën në ekonomi, në ushtri, në sport etj, ishte një nga intelektualët që pa bujë dhe me thjeshtësinë e tij karakteristike do të rrëmbente respektin e qytararisë çorrovodase, por jo vetëm.

Nuk mund të ndodhte ndryshe që djali i beut më të famshëm të rrethit të Skraparit të “zbuste” fanatizmin e një rrethi fanatik dhe kjo jo nga ndonjë tolerancë liberale, por ishte “diktati” që profesori ju diktoi drejtuesëve që ta pranonin përtej të gjitha rregullave, falë kontributit shumë dimensional. Nuk e di nëse ka marrë pjesë në aktivitetet “zyrtare” të rrethit por profesori ishte kampion jo vetëm si shahistë por edhe i protagonizmit të heshtur. Pa bujë dhe me atë “fajësinë” e pafajshme matematicieni nuk zhurmonte kur fitonte, se pse jo, i duhej që edhe kur fitonte të “mos fitonte”. Ai ishte një kampion absolute dhe një nga promovuesit e teorisë bashkohore të shahut. Universal, i kudondodhur dhe i gjithëanëshëm, ky është profesori i matematikës Qemal Zaimi. Ndoshta nuk ka luajtur në fushën e basketbollit, por do ishte një nga këshilltarët ekselent të trajnerit Guri Nako dhe një shoqërues prindëror i takimeve të ekipit të vajzave.

Një foto e kohës së vitit 1976 na e tregon edhe si gjyqtar të volejbollit…! Shkencëtar i llogaritjeve të flurudhës balistike tek mortajat, një mjeshtër i mësimdhënies dhe sërishmi një shahist i pakonkurueshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu