Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mesazh të fortë ndaj BE-së, jep alarmin për planet e Serbisë për luftë: Gabim i madh trajtimi neutral

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është drejtuar BE-së me një mesazh. Osmani u shpreh Kosova pret nga BE të jetë më rreptë me Serbinë e cila e nxitur nga Rusia po përdor retorikë luftënxitëse në raport me Kosovën por dhe veprime që po cenojnë paqen dhe stabilitetin e Kosovës.Osmani nuk ra dakord me BE-bë në pikën ku po i trajton në mënyrë të njëjtë të dyja palët. Ajo tha se është pala serbe qëpo bën veprime që po cenojnë paqen dhe stabilitetin e Kosovës.

Kjo deklaratën e presidentes Osmani mesditën e djeshme gjatë takimit me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. “Presim që BE të jetë më i zëshëm karshi tendencave destabilizuese të Serbisë ndaj të gjithë rajonit. Tendeca të nxitura dhe I shërbejnë interesave të Rusisë. Nuk ka dhe nuk mund të ketë ekuivalencë të trajtimit të palëve kur qartazi Serbia është agresori dhe ajo po përdor retorikë luftënxitëse në raport me Kosovën por dhe veprime që po cenojnë paqen dhe stabilitetin e Kosovës. Presim sinjale të qarta nga BE të japë në raport me Serbinë që një herë e përgjithmonë të ndalojë veprimet që cënojnë sigurinë në rajon. Është gabim i madh ekuivalentimi i trajtimit të palëve” tha Osmani në një deklaratë për gazetarët.  Të dielën, BE-ja shprehu shqetësimin për deklaratat ku përmendet lufta dhe konflikti dhe dënoi retorikën nxitëse të liderëve politikë në Kosovë dhe Serbi.

Ndërkohë pas dy ditësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, AleksandarVuçiç do të takohen në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga blloku.Ky do të jetë takimi i parë midis Kurtit dhe Vuçiçit pas më shumë se një vit. Liderët u takuan vitin e kaluar dy herë, por asnjëri takim nuk solli ndonjë rezultat konkret.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu